“Jam e martuar dhe prej pak muajsh jam bërë nënë e një vajze të bukur. Burri im është djalë i vetëm, ka shumë motra. Kur isha shtatzënë, më thoshin “shpresojmë ta kesh djalë” dhe unë u buzëqeshja, por me vete mendoja që nuk duhet ta thonë këtë sepse fare mirë unë mund të lind vajzë. Çfarë pretendojnë këto? Se unë do e hedh vajzën time?
Kur e pashë në eko bebushen time, doktori më tha e ke vajzë. Kur shkova në shtpëi, të gjithë mezi prisnin. U thashë është vajzë. Varën turinjtë. Disa më thoshin s’e ka parë mirë doktori, disa më akuzonin se po gënjeja.
Vajzën e linda të shëndetshme dhe të bukur, aq sa i ka bërë të gjithë për vete. Edhe zonjat që shpresonin të ishte djalë.
Sipas bestytënive, që unë nuk i besoj fare, nëse fëmija thotë babi si fjalën e parë, fëmija i radhës do të jetë djalë. Nëse thotë mami do të jetë vajzë. Idjotësira me pak fjalë. Tani thjesht i thonë gocës gjithë ditën “ba-bi, fjala babi ka dy rrokje, ba-bi.”
E di sa shumë më vjen t’ua përplas në fytyrë. Po mami s’ka kjo, e bëri vetëm babi? Nuk jam xheloxe, por thjesht më duket sikur po ma imponojnë gocën të thotë diçka. Më duket sikur s’po i japin vlerë, sikur vlerë ka vetëm djali. U them ndonjëherë që s’bëj fëmijë tjetër, më mjafton vajza sa gjithë bota dhe është e vërtetë.
Më shohin me inat, më thonë që edhe një çun do ta bëj patjetër. Sa budallenj mban kjo tokë siqnerisht. A thua se do pyes kunatat për fëmijë unë. Më stresojnë jashtëzakonisht shumë. Që kur lindi vajza, s’më kanë ndihmuar në asnjë moment, vetëm bestytni më kanë thënë. Më e bukura është që këto bestytni i beson dhe burri.”
Dërguar nga një grua anonime në Anabel.