Në një video për Revista Who, Fatmir Hysenbelliu tregoi ambientet e shtëpisë 20 milionë dollarëshe, e vendosur në katin e fundit të një prej pallateve që ka ndërtuar i ati.
Ai e nisi prezantimin nga holli qëndror i shtëpisë ku shpenzon shumicën e kohës me miqtë dhe familjarët,
për të vazhduar më pas me dhomën e ngrënies, ku ndodhet një koleksion i larmishëm me verë, shampanjë dhe konjak.
Në kuzhinë, Fatmiri konsumon mëngjesin dhe lexon shtypin e ditës.
Kjo është pishina,
ndërsa këtu kemi dhomën ku Hysenbelliu relaksohet dhe dëgjon muzikë.
Fanella të ndryshme të skuadrave italiane dhe jo vetëm janë të vendosura në korridorin e dhomave të gjumit.
E fillojmë me dhomën e Fatmirit, ku ndodhet edhe një pistë vrapi dhe një thes boksi për t’u stërvitur.
Garderoba është e sistemuar sipas stilit të veshjeve. Kostumet serioze janë të ndarë sipas ditëve të javës, ndërkohë që veshjet sportive zënë një tjetër vend.
Këpucët janë të vendosura në një kënd të tillë:
Tualeti për miqtë për ditët kur Fatmiri ka ndonjë festë,
kurse këtu ndodhen 6 dhoma gjumi sërish për miqtë.
Në tarracë ndodhet gjithashtu një gjysmë-fushë basketbolli dhe një mini-fushë futbolli si edhe ka ambiente të përshtatshme për CrossFit.
Po kështu, gjendet një kënd për relaks dhe festa.
Nuk mungon as dhoma e kinemasë për filma
si edhe restoranti dhe bari personal për familjen.
Një pjesë e shtëpisë, me dhoma dhe tualete, është rezervuar për stafin.
Palestra,
dhoma e berberit
dhe dhoma e masazhit.
Tani, çfarë mungon????
Ndonjë ide?
Epo...
Për të tjera detaje, ndiqni videon.