Celebrity

Khloe mbron publikisht ish-partnerin dhe gjithë të tjerët të marrin shembull!

Shkruar nga Anabel

18 Korrik 2019

Khloe mbron publikisht ish-partnerin dhe gjithë të tjerët të

Bota s’e ka marrë ende veten nga skandali i tradhtisë që Tristan Thompson dhe Jordyn Ëoods shkaktuan, por Khloe duket se po.

Ish-partnerja jo vetëm që ka zgjedhur të falë dhe të lërë mëkatarët ta gjejnë vetë rrugën e  shpëtimit, por e thotë publikisht që s’ka asnjë lloj mllefi brenda saj.

Khloe mbron publikisht ish-partnerin dhe gjithë të tjerët të

Së fundmi, Khloe i ka treguar vendin një fansi që guxoi të komentojë diçka për Tristan-in dhe vajzën e tyre.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Comments By Celebs (@commentsbycelebs) on

“E di që Khloe e urren Tristan-in, por bebi True po fillon të duket njësoj si ai.”-shkruan dikush dhe me siguri s’mendoi për përgjigjen që do të merrte.

“Si mund të urrej dikë që më ndihmoi në krijimin e këtij ëngjëlli? Njerëzit bëjnë gabime, por unë s’kam ndërmend të pengoj shërimin tim duke u mbushur me urrejtje. Jam shumë e zënë duke rritur bebushen time për të urryer individë të tjerë. E ëmbla True gjithmonë është dukur si babai i saj. Ajo është kaq e bukur!”- shkruan Khloe dhe s’meriton gjë tjetër përveçse duartrokitje.

Në fund të ditës, pavarësisht gjendjes së tyre në çift, ajo zgjedh të jetë e kujdesshme me energjinë që i jep vajzës rreth  babait të saj.