Historia Ime

Mjekimi që i dha fund jetës sime seksuale

Shkruar nga Anabel

19 Korrik 2019

Mjekimi që i dha fund jetës sime seksuale

Në moshën 24-vjeçare u diagnostikova me çrregullime të humorit dhe që atëherë marr antidepresantë. Jam mirënjohës që mjekimi më siguron një balancë emocionale, por s’jam aspak mirënjohës për efektet anësore, që përfshijnë eleminim të dëshirës seksuale.

Shokët më thonë të provoj kura kineze apo Viagra, por po anashkalojnë një detaj të rëndësishëm: Nuk kam asnjë problem me ereksionet, por kur vjen puna te seksi, thjesht s’jam i interesuar. Mund të kem një tufë me vajza që zhvishen në dhomë dhe e vetmja gjë që do të doja prej tyre do të ishte të largoheshin, që të shoh Game of Thrones në paqe.

Jeta ime seksuale gjatë kohës që mjekohem është si dallimi mes një pijeje e gaz që sapo është hapur dhe njërës që ka dy ditë që është hapur. Kam provuar mjekime të tjera që nuk e kanë këtë efekt anësor, por më duken të gjithë njëlloj. Është si t’i japësh makinës teksa serbatori është bosh.

Si shumë të tjerë, e bind veten që jam mirë dhe ndaloj së marri mjekimet. Për një periudhë të shkurtër, ndihem njeri sërish, përjetoj emocione dhe më shijon seksi. Por, rrjedhimisht, rrënohem dhe duhet t’i rikthehem kurës.

Mund të ishte më keq se kaq. Ndoshta duhet të bëj një bluzë që shkruan “zgjedh lumturinë para seksit.” Problemi është se kur ndihem i vetmuar, s’jam i sigurt në e besoj dhe vetë."

Shkruar nga një burrë anonim për The Guardian