Kanë kaluar pesë muaj që nga skandali i tradhtisë Jordyn Woods – Khloe Kardashian – Tristan Thompson dhe gjendja s’është ende si më parë mes Kylie Jenner dhe ish shoqes së saj të ngushtë, Jordyn.
Që atëherë, Kylie dhe Jordyn kanë marrë drejtime të ndryshme: Kylie filloi të fokusohej te shoqet e reja, te linja e produkteve për kujdesin ndaj lëkurës dhe te postimi i pareshtur i fotove me bikini. Jordyn nga ana tjetër, gjithashtu po poston foto me bikini. Është verë fundja, aktron dhe modelon. Duke parë sa të ndara i kanë jetët tani, duket e paimagjinueshme që dikur ishin shoqe zilepsëse. Sidoqoftë, burime thonë se Kylie do më të mirën për Jordyn.
“Ajo do të interesohet gjithmonë për Jordyn dhe do më të mirën për të,” tha një burim për US Weekly. “I dërgon pozitivitet Jordyn, por është shumë herët për të thënë në do të pajtohen tërësisht apo jo. Koha shëron shumë plagë dhe Kardashian/Jenner janë një familje që fal.”
Në momentin që u zbulua skandali, Kylie mori pak kohë për veten dhe reflektoi mbi marrëdhëniet që kishte ndërtuar. “Kylie kuptoi se në disa momente të jetës s saj, pranë i gjendej vetëm familja dhe Jordyn. Kuptoi se ishte e varur nga ajo,” shtoi burimi.
Ndërsa Jordyn, pak a shumë, po ushqehet mirë, po pi ujë, po kujdeset për lëkurën dhe po sheh punën e saj. “Jordyn po përpiqet t’i tregojë botës se s’varet më nga Kardashian-Jenner. Po bën atë që di të bëjë më mirë dhe po jeton mirë.”