“La Casa de Papel” (a.k.a “Money Heist”) nisi dje sezonin e tretë në Netflix, por mos u shqetësoni pasi ky artikull nuk përmban spoilers. Në ka një gjë që ka qenë konsistente që prej sezonin të parë është pikërisht kostumi i kuq dhe maska me Salvador Dalí, me të cilat grabitësit hynë fillimisht në The Royal Mint në Spanjë. Ajo që mund të duket një zgjedhje e rastësishme, është në fakt një simbolikë.
Siç edhe shprehet Profesori në një nga seritë e sezonit të tretë, maskimi i tyre është simbol i “rezistenës, indinjatës dhe skepticizmit” për “sistemin”.
Maska e Salvador Dalí
Kur artisti spanjoll qe gjallë, shumë punë të tij u krijuan gjatë lëvizjes së dadaizmit, që ndodhi në fund të shekullit XX dhe kërkonte medoemos refuzimin e shoqërisë moderne kapitaliste. Filozofia e tij përputhet me atë të hajdutëve të “La Casa de Papel”.
Veshja e kuqe
Përveç faktit që i ndihmon duke u maskuar nga koka te këmbët, veshja e kuqe është një mënyrë për t’i përfaqësuar ata. Simbol i dashurisë, vdekjes madje dhe rezistencës, gjatë shumë revolucioneve si për shembull në Francën e 1700-s dhe Kubën e 1950-s, ngjyra e kuqe u përdor si simbol i lirisë.
View this post on Instagram
Burimi: Google Arts & Culture Center dhe The Oprah Magazine