Shqipëria

Sipas Isli Islamit, ky është vendi më mahnitës në Shqipëri

Shkruar nga Anabel

20 Korrik 2019

Sipas Isli Islamit, ky është vendi më mahnitës në

Ndonëse veriun e ka lënë pak pas dore, Isli Islami rrëfeu në “Pushime on Top” se ka vizituar një pjesë të mirë të jugut të Shqipërisë. I pyetur nga Ori se cili është vendi më i bukur sipas tij në Shqipëri, moderatori u përgjigj pa u menduar dy herë: Gjithë zona e Karaburunit dhe veçanërisht Gryka e Xhehenemit në Sazan.

Sipas Isli Islamit, ky është vendi më mahnitës në
Gryka e Xhehenemit, Sazan

Flasim pak për Karaburunin që prej pak vitesh ka zëvendësuar Dhërmiun e zhurmshëm.

E kemi cekur edhe më parë që prej kohësh, të rinjtë, turistët e huaj, por edhe familjarët i janë drejtuar gadishullit më të madh në Shqipëri. Gjiri i Gramës, Gjiri i Skalomës; Gjiri i Ariut; si edhe shpellat: shpella e famshme e Haxhi Aliut apo ajo e Dafinës; janë kthyer në tërheqjen kryesore të turistëve të jugut.

Sipas Isli Islamit, ky është vendi më mahnitës në
Shpella e Dafinës

Me shumë vende të paprekura nga dora e njeriut, gadishulli i Karaburunit shëtitet më mirë nëse ke një mjet lundrimi tëndin. Megjithatë, atje gjen skafe dhe anije për turistët, me çmime deri në 3 mijë lekë të reja, që të çojnë në gjiret më të njohur për bukurinë natyrore.

Sipas Isli Islamit, ky është vendi më mahnitës në
Ishulli i Sazanit

Si një zonë ku nuk ka banorë, bizneset e pakta të shërbimit janë të vogla, familjare dhe ofrojnë kushte shumë popullore: restorantet e vogla gatuajnë pjata tradicionale dhe shërbejnë raki vendi.

Sipas Isli Islamit, ky është vendi më mahnitës në
Karaburun

Duke qenë për shumë kohë i paaksesueshëm për shkak të moratoriumit që ndalonte kalimin e anijeve në këtë zonë, si edhe për shkak se në 2010-n hapësira e Karaburunit dhe Sazanit u shpall Park Detar i mbrojtur, këto brigje kanë qenë deri vonë të mbrojtura nga ndërtimet pa leje dhe veprimtari të tjera që mund t’i ndotin.

Sipas Isli Islamit, ky është vendi më mahnitës në
Gjiri i Ariut

Gjiri i Gramës, ndër më të dëgjuarit për bukurinë e paprekur, është me të vërtetë i mahnitshëm me pastërtinë e ujit dhe qetësinë.

Sipas Isli Islamit, ky është vendi më mahnitës në
Gjiri i Gramës

Një prej vendeve më joshëse për turistët është shpella gjigante e Haxhi Aliut, emri i një pirati shqiptar të mesjetës, që thuhet se e kishte këtë shpellë  si pozicion strategjik për të plaçkitur anijet italiane e turke.

Sipas Isli Islamit, ky është vendi më mahnitës në
Shpella e Haxhi Aliut

E gjithë zona mban, përveç vlerës natyrore, edhe kujtesë të hershme historike. Gjiri i Gramës ka të shkruar nëpër shkëmbinj shkrime të vjetra, që besohet se datojnë që nga mesjeta. Pashalimani, një prej bazave më të mëdha ushtarake që në kohën e Perandorisë Osmane, mban i heshtur historitë e dhjetëra ushtrive, që nga luftërat e Kostandinopojës tek Lufta e Ftohtë, tek kohët moderne, kur limani i pashait shërben si vendi ku stërvitet flota.

Sipas Isli Islamit, ky është vendi më mahnitës në
Pashalimani

Zona e  Karaburunit është vendi i ri i preferuar i të gjithë atyre që duan të shkëputen plotësisht nga gjithçka tjetër, aty ku shkojnë ata që duan ta shijojnë bukurinë e një fundjave larg zhurmës, ku s’kapin valët e telefonit.