Maska për fytyrë dhe flokë

Leonora Jakupi ka një lëkurë të jashtëzakonshme falë këtyre 2 maskave në kushte shtëpie

Shkruar nga Anabel

20 Korrik 2019

Leonora Jakupi ka një lëkurë të jashtëzakonshme

Përpos gjenetikës – me të cilën zor se luftojmë dot – Leonora Jakupi ka një lëkurë të jashtëzakonshme falë kujdesit të vazhdueshëm. Në intervistën për “Mirage”, këngëtarja tregoi ndër të tjera se nuk fle kurrë me grim, qoftë edhe në rastet kur ka koncert në orët e vona të mbrëmjes.

Më pas, përmendi dy maskat e preferuara në kushte shtëpie, të cilat e kanë ndihmuar se tepërmi për të mbajtur një lëkurë të freskët dhe të shëndetshme.

Leonora Jakupi ka një lëkurë të jashtëzakonshme

E para, është maska me të verdhën e vezës, pak limon dhe mjaltë, të cilën e mban në fytyrë për 10 minuta dhe më pas e pastron me ujë të bollshëm.

Veza në fakt është paksa e sikletshme për t’u përdorur si maskë, për shkak të aromës dhe vështirësisë për t’u pastruar, por ia vlen për efektet që ka. E pasur në vitamina, ajo parandalon aknet dhe lufton papastërtitë e lëkurës duke e ushqyer atë në të njëjtën kohë.

Maska e dytë është një scrub i thjeshtë, sërish me vezë. Këtë herë, Leonora përdor të bardhën e vezës me pak sheqer. Scrub-i ndihmon në pastrimin e lëkurës pasi largon qelizat e vdekura dhe papastërtitë e tjera.