Stresi dhe Keisi nuk kanë reaguar ende për faktin se thuhet që janë ndarë, nisur nga detajet e dyshimta në Intagramet përkatëse, megjithatë kjo nuk e pengon Stresin të flasë për dasmën. I ftuar në Gjoniblack me Meriton Mjekiqin, reperi u pyet se “kur do t’i gëzojë çunat me një dasmë”.
“Domethënë ju që jeni këtu, unë ju ftoj të gjithëve në dasmën time dhe nëse nuk vini, unë nuk kam për të ardhur në tuajën. Po doni, kuptojeni vet” u përgjigj ai.
Në mars të një viti më parë, Stresi tregoi për “Pasditja Ime” planet për të realizuar një dasmë këtë vit në Santorini.
Por një javë më parë, Keisi Lushaj (ose ndoshta thjesht Keisi) fshiu nga llogaria e saj në Instagram gjithë fotot që kishte me bashkëshortin, Stresin. Madje, edhe emri në krye të llogarisë, pra Keisi Lushaj, u hoq nga Instagrami. E vetmja gjë që mbeti ishte një foto e kopertinës që çifti realizoi për Revistën Who, por edhe ajo u fshi më pas.
Në një nga fotot e Keisit në Instagram, shkruhet “falu dhuratën e mungesës sate atyre që s’e vlerësojnë praninë tënde.”
Stresi gjeti kohën të relaksohej diku, një ditë pas thashethemeve. Në fotot e postuara në Instagram, reperi u pa në shoqërinë e dy vajzave të tjera.