Video Tutorials

Ndihmë! Vajzat po lyhen e po vishen si të ishte viti 2000

Shkruar nga Anabel

23 Korrik 2019

Ndihmë! Vajzat po lyhen e po vishen si të ishte viti 2000

Dje zbuluam Britney Spears, kapelet si kovë dhe karficat e flokëve me flutura.

Vetëm se me “dje” duam të themi njëzetë vite më parë.

Ndihmë! Vajzat po lyhen e po vishen si të ishte viti 2000

Vitet 2000 ishin vite... të paharrueshme. Të paktën për modën.

Ndihmë! Vajzat po lyhen e po vishen si të ishte viti 2000

Dhe nëse shumica e atyre kujtimeve janë harruar me kohë, një trend i ri në TikTok po i rikthen forcërisht.

Në morinë e videove të postuara, vajzat transformohen në personazhe të famshëm të viteve 2000.

Kënga në sfond është thuajse gjithmonë “Oops!...I Did It Again,” që u publikua në vitin 2000.

Nuk mungojnë vetullat e holla, sigurisht.

Buzët me shkëlqyes dhe vathët e mëdhenj.

Lapsi i buzëve dhe bandanat.

Toni i syve bojëqielli.

Cullufet e lëna para për t’i dhënë definim fytyrës.

Vërtet mendonim se dukeshim bukur kështu?