Në videon e fundit të publikuar nga Beyonce, ylli i vërtetë ishte vajza e saj 7-vjeçare, Blue Ivy Carter. Pas performacave të saj prej dive, burime për People bëjnë me dije se vogëlushja është gjithë personalitet dhe energji, e lindur për të qenë artiste.
Së fundmi, Blue madje ka rrëfyer detaje të rralla duke treguar si është të ndash ditët me mamanë e saj Beyonce-n.
Nënë e bijë kanë marrëdhënie shumë të ngushta me njëra tjetrën dhe shimicën e kohës e kalojnë bashkë.
“Ajo është shumë lozonjare, ka energji dhe e di mirë se çfarë do. Pas lindjes së binjakëve, Beyonce e dinte mirë që Blue ishte gati për të marrë rolin e motrës së madhe. Ajo e lë gjithashtu të marrë pjesë nëpër xhirimet e videove, në eventet e ndarjes së çmimeve apo kur punon për një këngë. Kanë një raport shumë të veçantë. Nënë e bijë e adhurojnë muzikën, kërcimin dhe performimin. E kanë të lindur!”- u shprehën burime pranë tyre.
Epo nëse mendoni që Beyonce është e fiksuar pas punës së saj, imagjinoni si ëshë pas fëmijëve. Prioriteti i saj janë Blue, Sir dhe Rumi.
“Duket sikur karriera i merr gjithë kohën e botës, por në fakt është e kundërta. Karriera është në plan të dytë pas fëmijëve. Është mama fantastike dhe gjithnjë e përfshirë në familje.”