Pupla? Në verë? Gjithçka duket Ok kur mendon për një çantë Loeffler Randall, por ja që puplat nuk janë vetëm për çanta.

Në shfaqjet e fundit të modës në Paris dhe jo vetëm, figura si Céline Dion, Gilda Ambrosio dhe blogerë të njohur, ranë në sy për shkak të veshjes me pupla.


Në koleksionin Pranverë-Verë 2019 nga Valentino, një rëndësi e veçantë iu kushtua pikërisht këtij detaji.

Në fakt, që në fillim të vitit, u vu re se puplat do të zëvendësonin tylin e famshëm të një viti më parë, element ky që u kthye në të preferuarin e vajzave të famshme shqiptare. Për shembull, dizajneri Valdrin Sahiti e vendosi në fillim në fustanin e gjelbër të së bijës.
View this post on Instagram
Nëpër koncerte dhe së fundmi në klip, Elvana zëvendësoi fustanet voluminozë me tyl me fruda me puplat.
View this post on Instagram
Si gjithmonë, për veshjet e saj u kujdes Valdrin Sahiti.
View this post on Instagram
Në një sasi më minimaliste, edhe Nora Istrefi i bëri pjesë të garderobës së saj.
View this post on Instagram
E motra, Era Istrefi, zgjodhi puplat në ngjyrë pjepri për të festuar 25-vjetorin.
View this post on Instagram
Megi Pojani preferoi një model më voluminoz,
View this post on Instagram
ndërsa Deamishel në “Pop Culture” zgjodhi një bluzë pa mëngë të mbuluar me pupla në nuancën rozë-magenta.
View this post on Instagram
E mbyllim me Kidën, e cila në koncertin e Digitalb u paraqit me një veshje fund+xhaketë xhins, të shoqëruar me pupla lejla pudër në disa pjesë.
View this post on Instagram