Hostel by Anabel

Udhëtime fantastike dhe jo të shtrenjta me shoqërinë: 6 ide nga ‘Hostel by Anabel’

Shkruar nga Anabel

30 Korrik 2019

Udhëtime fantastike dhe jo të shtrenjta me shoqërinë: 6 ide

Verë. Nxehtë (kur nuk bie shi). Leja e mesit të gushtit po afron. Ç’plane keni me shoqërinë?! Kursejani vetes përgjigjen “për plazh në Dhërmi/Jalë/kudo tjetër” dhe bëhuni paksa më kreativë. Pushimet kanë nevojë për pak më shumë “çmenduri” ndaj në këtë artikull nuk do t’ju mungojnë idetë. Vajzat e “Hostel by Anabel” pa kuptuar na kanë lehtësuar shumë punë.

E nisim me plazhin, pasi sigurisht atje na shkon mendja sapo përmendet fjala “pushime”. Ndryshe nga herët e tjera, mos qëndroni shtrirë në shezlong në përpjekje për nxirjen perfekte, por praktikoni sporte ujore. Në të kundërt, një shëtitje me varkë (që duhet thënë se është lehtësisht e përballueshme) mund t’ju largojë nga monotonia e qëndrimit për orë të tëra në diell. Merrni me vete ujë, fruta të thata dhe sigurisht SPF (min 1:15).

Vazhdojmë mbetemi te plazhi, por këtë herë do të përqëndrohemi te buxheti. Fakti që mund të mos jeni mirë financiarisht, nuk do thotë që mundësitë për pushime janë zero. Sado ngushtë të jeni me paratë, mjafton një plan i detajuar dhe minimalist dhe të gjithë si shoqëri mund të pushoni. Ndonëse do t’ju duhet ta privoni veten nga qëndrimi në hotele me jo pak yje, shkuma party dhe drekimi në restorant, nga ana tjetër nuk do të mungojë argëtimi në grup. Merrni me vete patatina (por mos e teproni), pije, ujë dhe letra bixhozi dhe luani buzë detit deri në mbrëmje vonë. Në mungesë të lojrave, improvizoni me Ludo King .

Nëse si shoqëri keni qejf aventurat, Karaburuni është ideal për ju. Në këtë artikull kemi folur gjerë e gjatë për gjithë ç’mund të vizitoni në Karaburun dhe na besoni që nuk do të zhgënjeheni.

Largohemi nga plazhi. Me siguri që ju kujtohet udhëtimi i famshëm i vajzave të “Hostel” në Mirditë. Edhe pse hera-herës jo fort të njohur, në Shqipëri gjeni pafund fshatra turistikë që mund t’i eksploroni, nga veriu në jug. Meqë është sezoni veror, ju këshillojmë Linin në Pogradec, por nëse jeni natyrë që shkon kundër rregullave, Thethi ju mirëpret. Merrni me vete atlete, veshje sportive, fruta të thata dhe ndonjë xhaketë për netët e freskëta.

E meqë jemi te fshati, mund pse të mos provoni kampingun në një pyll të afërt (dhe të sigurt)? Çadrat e kampingut janë lehtësisht të gjetshme dhe të përballueshme si çmim, ndaj si shoqëri mund të investoni në disa të tilla. Nëse jeni mjaftueshëm me fat, qëndroni në pyjet afër zonave bregdetare. Mos harroni batanijet (min 2:10).

E mbyllim me udhëtimet njëditore drejt qyteteve të ndryshme. Mund të planifikoni një vizitë në Shkodër, Berat ose Korçë për shembull. Merrni me vete disa të holla për të konsumuar ushqime tradicionale.

Pushime të mbara! :)