Muzika

Nëse po jetoni një lidhje sekrete, kënga e Ardian Bujupit dhe Elvana Gjatës është fiks për ju

Shkruar nga Anabel

2 Gusht 2019

Nëse po jetoni një lidhje sekrete, kënga e Ardian Bujupit dhe

Në të njëjtën kohë që “Eiskalt” u publikua në YouTube, Ardian Bujupi publikoi bashkëpunimin e tij me Elvana Gjatën. Quhet “Meine Liebe” dhe është një tjetër shenjë që duhet t'i futemi gjermanishtes.

Në fabulën e këngës, me aq sa kuptojmë sepse s’dimë ende gjermanisht, Ardiani dhe Elvana po përjetojnë një romancë të fshehtë, që sipas tyre është gabim.

Ardiani e kalon tre minutëshin e videos duke bredhur me makinë, ndërsa Elvana pikturon në studion e saj.

Këngëtarja, me grim au naturel,  ndoqi këshillën e grave pariziene e veshi reçipeta të zeza nën një këmishë të barëdhë, si dy nota në pentagram. Me flokët e mbledhur rrëmujshëm, pikturon ekskluzivisht me të kuqe një grua të ulur.

Ata nuk takohen kurrë. Pra, i kanë dhënë fund lidhjes së fshehtë.