Historia Ime

Gruaja e martuar prej 43 vitesh tregon sekretin e një jete seksuale të lumtur

Shkruar nga Anabel

2 Gusht 2019

Gruaja e martuar prej 43 vitesh tregon sekretin e një jete seksuale të

U njohëm kur ishim ende studentë, u dashuruam çmendurisht dhe u martuam. Asnjëri nga ne s’ka bërë seks me dikë tjetër, as e kemi ndjerë nevojën ndonjëherë. Sigurisht, kemi pasur pëlqime të momentit, por s’kemi dëshiruar ta çojmë në nivelin tjetër.

Jemi bashkë prej 45 vitesh dhe kemi një jetë seksuale fantastike. Nuk po themi që s’kemi hasur sfida rrugës. Dy herë vuajta nga depresioni klinik, gjë që i vështirësoi pak gjërat, ndërsa kohët e fundit, seksi është më i rrallë se sa kur ishim të rinj. Sidoqoftë, të fjeturit bashkë, përkëdheljet, na kanë pëlqyer gjithnjë. Kam mësuar të relaksohem dhe kam dalë në përfundimin se s’ka problem nëse nuk shpërthejnë fishekzjarre çdo herë; do të ketë gjithmonë një herë tjetër.

Në të njëzetat tona, jeta seksuale ishte e lidhur me të bërit fëmijë. Tre të parët ishin të planifikuar, pasuar – kur ata ishin tetë, gjashtë dhe pesë – nga një aksident i këndshëm. Tani janë në të tridhjetat dhe dyzetat e tyre dhe mesa duket, edhe jetët e tyre seksuale janë të mira, pasi na kanë dhuruar gjashtë nipër e mbesa. Lindjet e tyre na emocionuan të dyve shumë: ana tjetër e një cikli që nisi me orgazma të përbashkëta. Tre fëmijët e parë i linda në shtëpi, në të njëjtin krevat ku u ngjizën. Për ne, kjo i dha tjetër domethënie procesit të seksit, shtatzënisë dhe lindjes.

Jemi shumë të lumtur me jetën tonë seksuale, të pandashme nga dashuria që kemi për njëri-tjetrin, bazuar në respektin e përbashkët dhe premtimet që i bëmë njëri-tjetrit 43 vite më parë.

Shkruar nga një grua anonime për The Guardian