Horoskopi Mujor

Horoskopi i Susan Miller për muajin gusht 2019: Shigjetari dhe Bricjapi

Shkruar nga Anabel

5 Gusht 2019

Horoskopi i Susan Miller për muajin gusht 2019: Shigjetari dhe Bricjapi

Horoskopi i Susan Miller për muajin gusht 2019: Shigjetari dhe Bricjapi

Ky muaj do të jetë fiks për ju. Gushti sjell Luanin në vijë të parë dhe si Shigjetar, do të ndiheni të lumtur. Katër trupa qiellorë ndodhen në shtëinë tuaj të nëntë të vendeve të largëta dhe me shumë mundësi, të udhëtuarit do të jetë aktiviteti juaj i preferuar. Hëna e re në Luan, 31 korrik – 1 gusht do t’i vërë gjërat në lëvizje dhe do ta vini re dhjetë ditët e para të gushtit. Jupiteri, planeti i lumturisë dhe rritjes, do t’ju sigurojë një panoramë të gjerë të gjithë gjërave që jeta ka rezervuar për ju. Pozicioni i Jupiterit ka veçanërisht rëndësi për ju pasi sundon Shigjetarin. Nëse nuk udhëtoni dot, mund të ktheheni në shkollë – arsimi do të bëjë të jeni një hap para të tjerëve.

Mund të hasni një pengesë në udhëtimet tuaja, pasi Urani, i vendosur në sektorin e punës, mund të sjellë një detyrë të papritur. Kur të jeni gati për t’u nisur, mund t’ju duhet të shtyni udhëtimin deri kur të përfundoni detyrën tejet fitimprurëse. Gjithashtu, mund të jeni të shqetësuar për të ardhurat dhe shpenzimeet, pasi Plutoni do të kundërshtojë Mërkurin. Mund t’ju duhet të gjeni para për të paguar një kreditor ose të mirëmendoni veprimet tuaja financiare para se të udhëtoni.

Më 15 gusht, hëna e plotë do të vendoset në Ujor, në sektorin tuaj tjetër të udhëtimeve dhe mesa duket do të përfundoni detajet e një rruge ose të një dokumenti që duhet të firmosni. Nëse jo, një çështje ligjore ose një projekt në botim ose transmetim do të finalizohet. Sërish, Urani do të kundërshtojë Mërkurin, por meqë kjo hënë e plotë është në Ujor, efektet e këtij planeti shkatërrues do të jenë më të mëdha dhe më të dëmshme. Nuk do të ishte në interesin tuaj të firmosni një kontratë në mes të gushtit. Mëshoni për datën 21 gusht, kur Afërdita dhe Jupiteri të jenë në harmoni.

Do të shkëlqeni kur hëna e re e 30 gushtit të vendoset në shtëpinë tuaj të dhjetë të ndereve, çmimeve dhe arritjeve. Kjo datë është shansi juaj më i mirë për një arritje të jashtëzakonshme në karrierë. Do të keni një sërë planetesh në shtëpinë tuaj të dhjetë – Dielli, hëna e re, Marsi, Afërdita dhe Mërkuri.

Vendndodhja e Diellit në grafik përcakton sferën ku ju shkëlqeni – këtë muaj, do të shkëlqeni në karrierë. Afërita dhe Marsi në këtë shtëpi do të sigurohen t’i keni punët mirë me eprorët e vartësit. Të gjithë ju duan për vete.

Marsi do t’ju falë shtysën për të fituar, pavarësisht rrethanave – dhe do të fitoni. Mërkuri sundon karrierën tuaj, kështu që Urani i orientuar drejt Mërkurit sugjeron se do t’ju shfaqet një mundësi publiciteti e mund të shënjoni një rast të artë në karrierë. Këtë herë, s’do të keni vetëm lavdi dhe pak para – krejt e kundërta. Do të paguheni dhe do të paguheni bujarisht.

Horoskopi i Susan Miller për muajin gusht 2019: Shigjetari dhe Bricjapi

Mesa duket, po punoni për një marrëveshje të rëndësishme financiare dhe për habinë e askujt, është goxha e koklavitur. Keni Marsin, Afërditën, Diellin dhe hënën e re të 31 korrik – 1 gushtit në favorin tuaj, të gjithë në shtëpinë e tetë të parave të të tjerëve, dhe hëna e re do të ketë influencë edhe dhjetë ditë pasi të shfaqet. Kjo hënë e re do t’ju ndihmojë që ta ktheni marrëveshjen në favorin tuaj. Keni një dashamirës sekret që do t’ju ndihmojë të gjeni fondet që ju nevojiten për të realizuar një synim madhor. Do të ketë pengesa, sigurisht, falë Uranit, planetit të të papriturave, që do të sfidojë Diellin, hënën e re dhe Afërditën. Ndoshta duhet ta rimendoni projektin pasi do t’ju shfaqen kosto të paparashikuara.

Hëna e re në Ujor e 15 gushtit do të sjellë në kulminim një çështje financiare brenda ktaër ditësh, por porsi hëna e re në fillim të muajit, Mërkuri do të jetë i pushtuar, fillimisht nga Plutoni e më pas nga Urani. Kjo do të thotë që duhet t’i shmangni kontratat deri në fund të gushtit. Firmosni në 21 gusht ose në 28-29 gusht.

Pjesa më e lumtur e muajit do të jetë më 30 gusht, kur në shtëpinë tuaj të nëntë – pjesa e grafikut që ju fal një pamje panoramike të jetës – do të vendosen pesë trupa qiellorë – Dielli, hëna e re, Afërdita, Marsi dhe Mërkuri – të gjithë në shenjën e Virgjëreshës, një shenjë toke porsi ju. Çfar momenti i shkëlqyer për të udhëtar, në fund të muajit e në fillim të shtatorit. Ky trend nis në hënën e re në 30 gusht dhe zgjat deri në dhjetë ditët e para të shtatorit. Vendimet e marra në këtë periudhë do t’ju ndikojnë për një vit ose më shumë.

Nëse nuk keni në plan të udhëton si pasojë e mundësive që sjell hëna e re, mund të jeni duke u rikthyer në shkollë. Nëse po, do të keni rezultate të shkëlqyera, pasi ndikimi i kësaj hëne do t’ju ndjekë për të paktën dymbëdhjetë muaj.

Nëse nuk do të shkoni në shkollë në fund të muajit, mund të merreni me një projekt në transmetim ose botim, që gjithashtu do të vërtetojë vlerat tuaja. Nëse keni çështje ligjore për të shqyrtuar, merruni me të pas hënës së re të 30 gushtit. Kjo hënë e re është e veçantë sepse keni mbështetjen e Uranit dhe Saturnit që do të forcojnë stabilitetin në lidhjen tuaj romantike. Nëse mund të udhëtoni, bëjeni, pasi do ta shijoni shumë.

Një fjalë të fundit: Kini parasysh fundjavën e 24-25 gushtit, kur Afërdita dhe Marsi do të bashkohen për të krijuar një nga fundjavat më romantike të vitit. Do të shijoni shumë edhe gjithë javën e fundit të gushtit – ju presin ditë të lumtura.