Celebrity

Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth konfirmojnë ndarjen

Shkruar nga Anabel

11 Gusht 2019

Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth konfirmojnë ndarjen

Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth janë ndarë pas më pak se një viti martesë.

Përfaqësuesi i Miley-t konfirmoi lajmin për People, kështu që keni gjithë të drejtën të rishihni “The Last Song” e të qani. Ja çfarë tha ai në një deklaratë:

“Liam dhe Miley kanë rënë dakord që të ndahen për momentin. Si individë dhe partnerë gjithnjë në ndryshim e sipër, kanë vendosur se kjo është gjëja e duhur teksa fokusohen te vetja dhe karrierat e tyre. Ata mbeten prindër të dedikuar për kafshët e tyre shtëpiake. Ju lutem, respektoni procesin dhe privatësinë e tyre.”

Lajmi u konfirmua shkurtimisht pasi Miley postoi një foto në Instagram pa unazën e martesës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Miley Cyrus (@mileycyrus) on

Në dhjetor, Miley dhe Liam u martuan në një ceremoni tejet romantike dhe intime mbajtur gjatë Krishtlindjeve. Gjithashtu, për kopertinën e Elle në gusht, Miley foli gjerë e gjatë për martesën e saj.

“Mendoj se njerëzit i konfuzon shumë ideja që unë jam e martuar. Por marrëdhënia ime është unike,” tha ajo.

“Sjam e sigurt në do t’i bëja publike ca detaje sepse është një lidhje shumë komplekse dhe moderne. Mendoj se njerëzit s’do të më kuptonin,” shtoi ajo. “Vërtet njerëzit më imagjinojnë me përparëse duke gatuar darkën?”

 As Miley, as Liam s’i janë referuar ndarjes në rrjetet e tyre sociale. Kjo s’është hera e parë që çifti ndahet në lidhjen e tyre 10-vjeçare. Në vitin 2013 u ndanë dhe u ribashkuan dy vite më pas.