Dini gjë si janë planetet? Po bëhen shumë ndarje njëra pas tjetrës.
Pas Bella Hadid & The Weeknd, Miley Cyrus & Liam Hemsworth, mund t’i japim fund aludimeve e të themi se Stresi dhe Keisi janë ndarë. Ashtu siç nisi kjo hipotezë, me mungesë fotosh e me përshkrime të dyshimta në Instagram, ashtu do të përfundojë.
View this post on Instagram
Nën këtë foto të Keisit, publikuar dje, ndodhet ky koment: “Tani që je ndarë me Stresin, të ka rënë një nur i bukur, siç ke qenë dikur. Vajzë e thjeshtë, pa u sforcuar, pa dalë nga vetja. Vajzë yll me pak fjalë. Pa fat ai që të humbi, lum ai që do të të ketë. E them me siguri të plotë. Vajzë shumë e mirë në çdo aspekt. Qëndro kjo që je.”
E dimë që ngjan si komenti i hallës në Greqi, por kjo s’ka rëndësi. Rëndësi ka që në 20 pëlqime, një është i vetë Keisit. Pra ajo bie dakord. Është ndryshe tani që është ndarë. Pa fat ai që e humbi.
Profili i Stresit nga ana tjetër është privat krejt papritur.
Sipas hulumtimeve tona, dyshja është ndarë rreth javëve të para të korrikut. Ata fshinë fotot e njëri-tjetrit nga Instagramet respektive dhe Stresi u pa teksa kalonte një mbrëmje të këndshme në shoqërinë e dy vajzave të zhveshura. Sidoqoftë, në fund të korrikut, reperi foli për dasmën e tij në një intervistë. Ndoshta ka ende shpresë. Planetet edhe lëvizin ndonjëherë.