Kur filloni të keni dyshime se partneri juaj ju tradhton, kujdesuni të mos dukeni paranojake. Duhet të analizoni situatën para se të ngrini aludime ndoshta të pavërteta.
Është e vështirë të jesh e sigurt nëse po ju tradhtojnë, por tregohuni vigjilente e në të njëjtën kohë, të kujdesshme mos të sundoheni nga ankthi. Paranoja e panevojshme thjesht do ta largojë partnerin tuaj.
Ja disa shenja se ai ndoshta po ju tradhton:
1. Ka filluar të dojë më pak seks.
2. Kur i bie telefoni apo i vjen një mesazh ai kërcen nga vendi dhe nuk është i qetë.
3. Skuqet ose fillon të flasë pambarim për një një person që ju s’keni shumë kohë që ja keni marrë vesh ekzistencën.
4. Ekziston një distancë mes jush, jo vetëm fizike.
5. Fillon të zhduket papritur, nuk ju përcakton se ku është. Ju thotë vetëm isha në punë, në një mbledhje dhe kaq! Asnjë sqarim më tepër.
6. Nëse ju ka tradhtuar më parë dhe e keni falur, shanset janë që do të tradhtojë sërish.
7. E ndjeni
Burimi: Marie Claire
Botuar për herë të parë në shtator të 2015-s