1. Pasi humba virgjërinë, e futa një prezervativ në xhepin e pasëm të xhinseve. E harrova aty dhe pas disa ditësh, gjej qesen e paketimit mbi jastëk. Kisha vënë xhinset për të larë dhe e kisha harruar në xhep. Mami ma vuri qëllimisht mbi jastëk që të më linte të kuptoja se e dinte. Dhe unë e dija që ajo e dinte.
2. Hera ime e parë ishte në një makinë, parkuar pas një marketi. Jam shumë e sigurt se disa njerëz të pastrehë po na shihnin.
3. Gjyshja e tij tejet fetare erdhi në shtëpi herët, na gjeti lakuriq dhe filloi të na ulëriste. Na tha se do të shkonim në ferr dhe na detyroi të flisnim me Zotin. Ishte e tmerrshme.
4. Pas ca minutash përkëdhelje, më në fund vendosëm ta bënim. Pastaj, atë e merr mami në telefon dhe ai përgjigjet... teksa ishte brenda meje. Ngriva e tëra dhe i kërkova të ikte. S’pendohem ama.
5. Nuk e dija që e kishte futur. Thjesht po merrte frymë më rëndë se zakonisht dhe ndjeja një lloj shtypjeje. E shoh dhe e pyes ç’po pret. Më pa i habitur dhe më pyeti për çfarë e kam fjalën.
6. Gjatë aktit, një pikë djerse e tija pikoi në ballin tim. Vetëm më përplaste kokën në mur. Kam parë orën tërë kohës. Shtatë minutat më të sikletshme të jetës sime.
Burimi: BuzzFeed