“Kur unë isha adoleshente në vitet ’50, nuk flitej lirisht për seksin; me përjashtim të rasteve ku vajzat paralajmëroheshin mbi rreziqet e seksit paramartesor, horroret e shtatzënive të padëshiruara dhe stigmën e të dukurit “e lehtë.” Sidoqoftë, ne dashuronim djemtë e shkollës aty pranë. Romanca ishte gjithnjë në ajër – ecnim dorë për dore, puthje të pafajshme, letra dashurie.
Kevin ishte dashuria e jetës sime, një kampion hokej me sy të ëmbël ngjyrë dheu dhe mbante erë sapuni me qymyr. Thoshte se më donte, pastaj më shokoi kur më kërkoi “ta bënim.” Ishte më tepër urdhër se kërkesë dhe unë refuzova. Kështu që, më la për Brendën, që “e bënte” me këdo.
M’u desh pak kohë të merrja veten nga zhgënjimi dhe dhimbja. Koha kaloi dhe martesa solli vlera, ëndrra, dashuri dhe respekt që rezultuan në një jetë seksuale të kënaqshme. Për fat të keq, bashkëshorti im vdiq dhe vetmia më detyroi të kërkoj një partner online.
Me përjashtim të disave, shumica e burrave që njoha online ishin një ushtri “Kevin-ësh” të shëndoshë, me kokë pa flokë dhe artrit. Nevoja dhe kërkesa për intimitet ishin më të rëndësishme se mirësjellja. Asnjëri nuk indinjohej nga refuzimi im, por më qortonin pse ndjeja nevojën të ndërtoja njëfarë raporti si fillim. Mund të them me siguri, pa u ndjerë keq për veten, se “Kevin” s’u poq kurrë dhe mbetet një adoleshent i vetëqendërzuar. S’ka problem, Brenda është këtu rrotull.”
Shkruar nga një grua anonime për The Guardian