Nëse i hedhim një vështrim të shpejtë profilit të Ledrit në Instagram, duket sikur gjithçka është e qartë. I pashëm, i suksesshëm, i famshëm dhe...shumë beqar!
View this post on Instagram
Në dukje, ai ngjan me reperin beqar më të kërkuar të momentit që kohën e tij e ndan mes muzikës dhe qejfit (me shoqërinë)!
Nisur nga postimet e tij, duket sikur nuk ka asnjë gjurmë të dashureje dhe pse legjendat thonë të kundërtën...
Reperi poston video e foto në të cilat shfaqet i vetëm ose në shoqërinë e shokëve më të mirë që i bashkohen për të shijuar ditët më të mira të jetës!
View this post on Instagram
Projekte të reja në pak kohë, shumë punë, udhtime, aktivitete...Po dashuria?!
Ledri sigurohet që askush të mos mësojë gjë për statusin e tij, por ka zëra që prej kohësh ai është në një marrëdhënie me vajzën e quajtur Sara Hoxha.
Të gjitha shenjat se mes tyre ka diçka i ka dhënë vajza në fjalë dhe mund të shihni këtu. Ndërkohë Ledri, ende s’është gati të shfaqet publikisht si i dashuruar.
Gjithsesi, çfarë s’ka mohuar është dëshira dhe gadishmëria e tij për t’u bërë baba.
"Po, jam i gatshëm të krijoj familje. Nuk mund të mos jesh gati kur sheh shokët e tu me fëmijë. Unë luaj aq shumë me ta si t'i kem të mitë. Shoh ata që janë bërë prindër, them dua dhe unë! Ata mund të dalin me fëmijët e tyre unë jo. Thonë që kur vjen në jetë një fëmijë ta ndryshon komplet jetën dhe unë dua ta provoj si është kjo ndjesi, si ta ndryshon jetën fëmija." – u shpreh ai për NIN.
Hmm, pavarësisht asaj që ai do që publiku të shohë, sa single mund të jetë Ledri? Gjykojeni vetë!