Flokët

Ç’duhet të dini nëse doni të prisni flokët si Aurela, Dafina, Ana etj.

Shkruar nga Anabel

25 Gusht 2019

Ç’duhet të dini nëse doni të prisni flokët si

Vite më parë, Demi Moore rruajti kokën për rolin e saj në “G.I Jane” dhe asokohe u konsiderua një revolucion.

Ç’duhet të dini nëse doni të prisni flokët si

Po kështu edhe Natalie Portnam bëri të njëjtën gjë për “V for Vendetta”.

Ç’duhet të dini nëse doni të prisni flokët si

Sigurisht që nuk mund të mos përmendim Britney Spears.

Ç’duhet të dini nëse doni të prisni flokët si

Në dekadën e fundit, të tjera figura të njohura kanë prerë flokët shkurt duke i bërë ato pjesë të stilit të tyre, si Amber Rose,

Ç’duhet të dini nëse doni të prisni flokët si

Cara Delevigne

Ç’duhet të dini nëse doni të prisni flokët si

apo Kristen Stewart.

Ç’duhet të dini nëse doni të prisni flokët si

Madje edhe kasti i aktoreve të Black Panther patën flokë të rruajtura.

Ç’duhet të dini nëse doni të prisni flokët si

Pra, me kalimin e viteve të qenurit qerose nuk ishte më diçka e pazakontë për gratë dhe vajzat. Përsa i përket personazheve shqiptare, përmendim Aurela Gaçen që ka eksperimentuar me flokët

Ç’duhet të dini nëse doni të prisni flokët si

po aq sa Dafina Zeqiri.

Ç’duhet të dini nëse doni të prisni flokët si

Po kështu, aktorja e #LLT Ana Haxhimali provoi së fundmi një model të tillë.

Ç’duhet të dini nëse doni të prisni flokët si

Nëse edhe ju dëshironi të guxoni me një model të tillë, ja ç’duhet të dini fillimisht.

1.     Bëhuni gati të ndiheni çuditshëm
Me siguri që jeni ndjerë ndryshe kur keni provuar një model të ri flokësh. E njëjta gjë do të ndodhë edhe kur të rruani kokën. Fillimisht mund të mos ju pëlqejë vetja, por më pas do të mësoheni.

2.     Përgatituni për komente
Njerëzit kanë gjithnjë diçka për të thënë, që domosdoshmërisht nuk është gjëja më e sjellshme në botë. Ndaj përgatituni për komentet.

3.     Bazohuni te forma e fytyrës
Përgjithësisht, fytyrat që janë më të përshtatshme për një model të tillë janë ato të rrumbullakta. Forma e kokës luan një rol kyç, pasi jo të gjithë dukemi njësoj. Nëse keni një vijë nofulle të theksuar, shanset që të dukeni mirë me flokë të prera shkurt janë të mëdha.

4.     Kujtoni modelet e mëparshme
Kontrolloni modelet që keni patur vite më parë, qoftë edhe albumet e fëmijërisë. Nëse ju pëlqen vetja me flokë të shkurtër, ka shumë mundësi që të dukeni mirë edhe me kokë të rruajtur.

5.     E fundit dhe më e rëndësishmja: Guxoni!
Gjithë ç’lexuat më sipër mund t’i anashkaloni nëse vërtet keni dëshirë të eksperimentoni. Fundja janë thjesht flokë, do të rriten brenda pak muajsh. Madje do të jenë më të shëndetshëm.