Së fundmi, ka qarkulluar nëpër portale lajmi se ky sezon i ri televiziv do të rikthejë "Big Brother" në Top Channel.
Sipas Prive, reality show i famshëm do të niste rreth muajit qershor, sigurisht nën drejtimin e Arbana Osmait. Por, rezulton se vetë moderatorja nuk di ende asgjë rreth këtij lajmi.
Arbana, u kthye nga pushimet dhe krejt papritur dëgjoi çfarë dëgjuam të gjithë: "Big Brother do rikthehet!"
Orë më parë, ajo vendosi të sqaronte ndjekësit e saj dhe këtë e bëri përmes disa Instastory-ve.
"Uroja ta dija, por vërtet që nuk e di. Gjithsesi, uroj t'ju shoh së shpejti!"- shkruan Osmani në fotot e bëra gjatë spektaklit asokohe.
Pra, nëse Arbana Osmani s'ka dëgjuar akoma një lajm të tillë, për çfarë Big Brother-i bëhet fjalë?