Vajzat e njerëzve të pasur sigurisht kanë të përbashkët: jetën (e tyre dhe të brezave që do vijnë) të kopsitur. Por përveç kësaj, shumë prej tyre janë të dhëna pas kuajve. Fillojmë.
1. Jennifer Gates, 15 vjeçe
Kali i preferuar: Parkland
Stallat: Familja e saj mori me qira një fermë 2 hektarë me tetë stalla në Wellington, Florida, që e përdorën gjatë dimrit. Jennifer mban kuaj edhe në Bellevue, Washington.
Prindërit: I ati, Bill Gates, është themeluesi i Microsoft dhe një prej njerëzve më të pasur në botë. Bashkë me bashkëshorten, Melinda, drejton fondacionin Bill& Melinda Gates.
2. Mavis Spencer, 21 vjeçe
Kali i preferuar: Valentino
Stallat: Kent Farrington LLC, në Wellington Florida
Prindrit: E ëma, Alfre Woodard, është aktore e famshme, fituese e Emmy dhe Golden Globe. I ati, Roderick Spencer, është skenarist dhe producent.
3. Hillary Dobbs, 24 vjeçe
Kali i preferuar: Marengo
Stallat: Familja e Dobbs jeton në një fermë kuajsh 120 hektarë në Sussex, New Jersey. Ajo mban kuaj edhe në Redfield Farm, në Califon, New Jersey.
Prindërit: I ati, Lou Dobbs, është një figurë e njohur e Fox Business Network.
4. Charlotte Casiraghi, 25 vjeçe
Kali i preferuar: Troy
Prndërit: E ëma, Caroline, është Princesha e Monaco dhe vajza e Grace Kelly. Babai i saj i ndjerë, Stefano Casiraghi, ishte një biznesmen italian.
5. Katie Dinan, 19 vjeçe
Kali i preferuar: Nougat Du Vallet
Stallat: Staysail Farm, New York (20 stalla, 47 hektarë) dhe Wellington, Florida (20 stalla, 3 hektarë)
Prindërit: Babai i saj, Jamie Dinan, është themeluesi miliarder dhe CEO i Hedge Fund York Capital Managment dhe president i bordit të The Museum of the City of New York.
6. Daisy Johnson, 24 vjeçe
Kali i preferuar: Atlanta 447
Stallat: WGHR Farm, New Jersey
Prindërit: I ati, Robert Ëood Johnson, është pronari miliarder i New York Jets dhe trashëgimtar i kompanisë farmaceutike Johnson & Johnson.
7. Caitlin Ziegler, 17 vjeçe
Kali i preferuar: Valencia
Stallat: Artisan Farms, Wellington, Florida (40 stalla, 3 hektarë) dhe Vrasene, Belgjikë. Trajnohet nga medalisti olimpik, Eric Lamaze.
Prindërit: Babai i saj, Andy Ziegler, është bashkëthemeluesi i Artisan Partners, një firme që menaxhon fonde dhe pronar i Erin Hills Golf Course, vendi ku u mbajt U.S. Open në 2017-s.
8. Georgina Bloomberg, 29 vjeçe
Kali i preferuar: Metropolitan
Stallat: Gotham North, New York (16 stalla, 20 hektarë) dhe Gotham South, Wellington, Florida (13 stalla, 5 hektarë)
Prindërit: Babai i saj miliarder, Michael Bloomberg, është kryetari i bashkisë së New York dhe themeluesi i gjigantit mediatik, Bloomberg LP.
9. Athina Onassis Roussel, 27 vjeçe
Kali i preferuar: Crosshill
Stallat: AD Sport Horses, Belgjikë, që e ka në pronësi me bashkëshortin e saj, kalorësin olimpik, Alvaro Alfonso de Miranda.
Prindërit: E ëma, Christina Onassis, ishte vajza e manjatit Aristotle Onassis. Ajo i trashëgoi Athina-s një pasuri prej 800 milionë dollarësh kur vdiq.
10. Paige Johnson, 26 vjeçe
Kali i preferuar: Chiron
Stallat: Salamander Farm, Wellington, Florida (20 stalla, 4 hektarë) dhe The Plains, Virginia (30 stalla, 80 hektarë)
Prindërit: E ëma, Sheila, bashkëthemeloi Black Entertainment Television me bashkëshortin e saj, Robert L. Johnson, dhe është CEO e Salamander Hospitality.
11. Alexa Pessoa, 28 vjeçe
Kali i preferuar: Madison
Stallat: Sasco Greek Farm, Connecticut (11 stalla, 9 hektarë) dhe Wellington, Florida (16 stalla, 6 hektarë)
Prindërit: I ati, William H. Weeks, është anëtar bordi i USET Foundation dhe The National Horse Show dhe është nipi i hotelierit Howard Johnson.
12. Jessica Springsteen, 20 vjeçe
Kali i preferuar: Vornado van ben Hoendrick
Stallat: Stone Hill Farm, New Jersey (15 stalla 120 hektarë)
Prindërit: Jessica është vajza e Bruce Springsteen.
13. Zara Phillips, 31 vjeçe
Kali i preferuar: High Kingdom
Stallat: Jackdaws Castle Stables, Gloucestershire, Angli (200 hektarë)
Prindërit: E ëma, Princesha Anne, është vajza e Mbretëreshës Elizabeth II. Princesha Anne dhe bashkëshorti i saj, Mark Phillips, janë të dy kalorës profesionistë.
14. Reed Kessler, 18 vjeçe
Kali i preferuar: Cylana
Stallat: Kessler Show Stables, Wellington Florida (9 stalla, 1 hektar) dhe Kober Farm, Kentucky (48 stalla, 60 hektarë)
Prindërit: I ati, Murray Kessler, është CEO i Lorillard, prodhues i cigareve Newport, Kent dhe True.
15. Ekaterina Rybolovleva, 23 vjeçe
Kali i preferuar: Lucky the Man
Prindërit: I ati, Dmitry Rybolovlev, është një oligark rus.