Historia Ime

‘Dikur, një grua si puna ime do ta kisha quajtur të përdalë’

Shkruar nga Anabel

30 Gusht 2019

‘Dikur, një grua si puna ime do ta kisha quajtur të

U martova shumë e re dhe në moshën 24-vjeçare, isha bërë nënë dy herë. Njëzetë vite më vonë, kur fëmijët u rritën, im shoq më la. Pata disa lidhje të shkurtra, por m’u desh goxha kohë për të rifituar besimin te vetja. Pastaj u njoha me Graeme.

Ai ishte i pashëm, i dashur dhe beqar – por teksa marrëdhënia jonë progresonte, ai më tha se s’mund të më qëndronte besnik. Zemërthyer, i dhashë fund. Shkurtimisht më pas, më mori malli kaq shumë, sa vura në dyshim vendimin që mora.

E pyeta në mund të takoheshim dhe ai më shpjegoi se si funksiononte poligamia: i pëlqente shumëllojshmëria dhe mendonte se një jetë seksuale me shumë partnerë i dukej e shëndetshme, por s’e pengonte të kishte një partnere primare.

Takoheshim dhe bënim seks. Edhe pse shpresoja të hiqte dorë nga seksi me njerëz të tjerë, ndershmëria dhe pjekuria e tij më bënë për vete dhe filluam të jetonim bashkë.

S’ka qenë e lehtë. Herë pas here më mundonte lidhja që kishim. Por, duke u dëfryer vetë pa masë e duke u rikthyer te ai gjithnjë, pranova se edhe ai po bënte të njëjtën gjë.

Tani jemi të martuar, por vazhdojmë të flemë me njerëz të tjerë, ndonjëherë edhe bashkë. Dikur, një grua si puna ime do ta kisha quajtur të përdalë, por tani ndihem e përmbushur dhe e lirë.

Shkruar nga një grua anonime për The Guardian