Prej ditësh, qarkullon një thashethem se Loredana dhe Mozzik po kalojnë një krizë në çift, me argument mbështetës mungesën e postimeve bashkë në rrjetet sociale. Nëse mendoni se jeta e vërtetë nuk bëhet në Instagram, biem dakord, por ndodhia e fundit i shton dyshimet.
Sot, Loredana feston ditëlindjen e 24-t dhe në mesnatë, miqtë organizuan një festë surprizë, ku Mozzik mungonte. Së dyti, torta e vajzës së ditëlindjes ishte dekoruar me një foto të Loredanës ku mban Hanën në krah. Sërish, Mozzik mungon edhe në një detaj të tillë, në dukje të parëndësishëm, por që përcjell një mesazh. Së treti, reperi nuk e uroi publikisht nënën e të bijës. Si dhe, burime pranë Prive kanë konfirmuar se çifti po kalon një periudhë të vështirë.
Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për ndarje përfundimtare apo një zënkë të momentit, por si çdo gjë tjetër në botë, edhe ky fakt do të zbardhet.