High Tech

Juliana Pashës dhe Venera Lumanit u vidhet Instagrami: Ç’të bëni që të mos jeni ju i/e radhës

Shkruar nga Anabel

2 Shtator 2019

Juliana Pashës dhe Venera Lumanit u vidhet Instagrami:

Instagrami, i cili është në pronësi të Facebook, një platformë kjo aspak e vlerësuar për privatësinë, nuk është një ndër rrjetet sociale më të vështira për t’u vjedhur. Për shembull, së fundmi llogaritë personale të Juliana Pashës dhe Venera Lumanit u vodhën dhe për momentin këngëtaret nuk mund të përdorin llogaritë e tyre.

Juliana Pashës dhe Venera Lumanit u vidhet Instagrami:

Juliana Pashës dhe Venera Lumanit u vidhet Instagrami:

Në mënyrë që llogaria juaj të mos jetë e radhës që vidhet, ndiqni hapat në vijim.

#1: Vendosni një password (kod) të vështirë

Kodi është elementi kyç për të mbrojtur llogarinë tuaj. Ekspertët e sigurisë online këshillojnë që të përdorni një kod me të paktën tetë karaktere, ku të kombinoni shkronja dhe numra. Po kështu, ndryshoni password-in të paktën dy herë në vit.

#2: Aktivizoni “Two-Factor Authentication” (shkoni te Settings > Security > Two-Factor Authentication)

Kur aktivizoni opsionin Two-Factor Authentication, ju vjen një SMS në telefon me një kod sigurie në rast se Instagrami hapet në një pajisje të panjohur më parë. Një opsion i tillë mund t’ju ndihmojë që të kuptoni se dikush tjetër po tenton të hyjë në llogarinë tuaj dhe kështu mund të ndryshoni të dhënat e sigurisë (email, password, numra kontakti).

#3: Sigurohuni që adresa e emailit të jetë e sigurt dhe aktive

Nëse dikush ju vjedh adresën e emailit, shanset që të ketë akses në rrjetet tuaja sociale janë të larta. Prandaj sigurohuni që emaili të jetë i sigurt.

#4: Kontrolloni “Third-Party Apps”

“Third-Party Apps” i referohet aplikacioneve të dyshimta që në thelb nuk respektojnë rregulloren e Instagramit. Për të menaxhuar aplikacione të tilla, hapni Instagramin në desktop, klikoni te Settings dhe më pas “Authorized Apps”.

#5: Këshilla shtesë

a) Sigurohuni që të mos klikoni “Remember Me” kur hapni Instagramin diku gjetkë, pasi llogaria nuk do të mbyllet në vijim.
b) Mos klikoni nëpër links që ju dërgojnë të huaj ose adresa të dyshimta, pasi përdoren për t’ju vjedhur të dhënat.