TV Mania

Zbulohet fati i ‘Dua të të bëj të lumtur’ në Top Channel

Shkruar nga Anabel

4 Shtator 2019

Zbulohet fati i ‘Dua të të bëj të lumtur’

Tani që i dha fund fotove zilepsëse nëpër Dolomite, Arbana Osmani do t’i rikthehet punës. Përmes disa postimeve në Instagram, moderatorja ju bën me dije se nëse doni të bëni dikë të lumtur, do të keni sërish mundësinë. Madje, mund të aplikoni që tani.

Arbana njofton se programi do të nisë transmetimin në janar, në Top Channel.

Zbulohet fati i ‘Dua të të bëj të lumtur’

Në mars të këtij viti, qarkulloi lajmi se moderatorja do të largohej nga Top Channel si pasojë e një sherri me drejtorin Ben Blushi. E gjitha rezultoi e pavërtetë dhe u zbulua se sherri në fjalë ishte thjesht një zënkë pune krejt e zakontë.

Në një sondazh të Anabel realizuar në qershor, “Dua të të bëj të lumtur” rezulton emisioni i preferuar i të shtunës.