Menduam se nuk do ta shkruanim më këtë fjali, por...Tristan Thompson po përpiqet sërish të fitojë zemrën e ish-partneres së tij, Khloe Kardashian. Po, gërmë më gërmë është siç e lexuat!
Pasi Khloe-es iu desh të kalonte çfarë kaloi për 3 vite që ishte me të, (gënjeshtra dhe tradhti të përsëritura, pa u ndalur gjatë tek skandali me Jordyn Woods, ish- shoqen e ngushtë të Kylie-it), tani Tristan po e provon sërish!
Për ta bërë sërish për vete, thuhet se ai shpenzoi së fundmi 500.000$ në një makinë të re luksoze. Burime për The Sun thonë gjithashtu se sportisti prej kohësh po përpiqet të gjejë mënyrën e duhur për ta kthyer pranë vetes dhe disa prej miqve të famshëm i janë bashkuar misionit të tij.
Thuhet se Drake po e mëson Tristan-in si ta bëjë që Khloe t’i japë një shans të dytë. Ndonëse nuk e dimë me siguri deri ku kanë shkuar përpjekjet e tij, të njëjtat burime thonë se Khloe e ka ftuar të darkojë me të këtë javë.
Gjërat duket se po shkojnë mbarë për partnerin tradhtar, por sidoqoftë, Tristan s’mund të presë që ish-partnerja të dalë me të në tapet të kuq a thua se s’ka ndodhur asgjë.
Bota ka parë shumë!