Khloe Kardashian mund ta ketë falur Tristan Thompson dhe Jordyn Woods për gjithë çfarë ndodhi, por kjo s’do të thotë se ka qenë e thjeshtë për të, të shohë përpara. Një skandal i tillë tradhtie, sigurisht ka pasojat e veta. Së fundmi, teksa fliste për On Air With Ryan Seacrest, Khloe rrëfeu se bashkëprindërimi me Tristan-in nuk ka qenë dhe aq i lehtë.
“Ditëlindja e True ishte vetëm pak javë pasi ndodhi gjithçka. Ende ngjarja ishte shumë e gjallë dhe e freskët në sytë e mi dhe kjo s’ishte fare e thjeshtë. Do ta shihni në episodin e radhës të “Keeping Up With The Kardashian” se si arritëm në pikën që unë e ftova për ditëlindjen e saj. Kam dashur gjithnjë që ajo të kishte portretin e mamit dhe babit aty.
Në familjen time po e përjetojnë të gjithë këtë ndarje. E dija që do kishte shumë tension, por gjithsesi doja më të mirën për True.”
Festa e ditëlindjes së parë të bebushes ishte në prill dhe thuhet se Khloe u kujdes që të tjerët ta prisnin mirë Tristan-in dhe të mos e vinin në siklet. Ashtu siç bëri dhe ajo vetë, ku zgjodhi të tregohet tërësisht indiferente.
Padyshim, maturia e Khloe-s bëri që Tristan, i penduar të bëjë gjithçka që ta ketë sërish pranë vetes!