Mendja

30 gjëra që bëjnë shqiptarët që vuajnë nga ankthi për të lehtësuar simptomat

Shkruar nga Anabel

9 Shtator 2019

30 gjëra që bëjnë shqiptarët që vuajnë nga

Ankthi, ashtu si të gjitha sëmundjet e shëndetit mendor, shkaktohet nga një sërë faktorësh biologjikë, gjenetikë dhe mjedisorë. Kushdo që vuan nga ankthi përballet me situata, ku nga të qenit i/e qetë kalohet në një gjendje shqetësuese, që shoqërohet me simptoma si: vështirësi në frymëmarrje, marramendje, të vjella, shtrëngim në gjoks, shikim i turbullt, ndjesi nxehtësie/ftohtësie, dhimbje muskujsh etj.

Ankthi është kompleks dhe në disa raste mund të vijë si pasojë e shumë gjendjeve të akumuluara stresuese, ndërsa në raste të tjera mund të ndodhë edhe krejt papritur. Duke qenë se shumë faktorë që e shkaktojnë (mjedisorë, gjenetikë) zor se kontrollohen, me rëndësi për lehtësimin e simptomave të ankthin janë teknikat për ta luftuar atë.

Në vijim gjeni disa nga teknikat që përdorin shqiptarët që vuajnë nga ankthi, të shkruara për @anabel_hostel në Instagram.

1.      Vrapoj.

2.      Dëgjoj radio, kam vite që e bëj.

3.      Pres me padurim perëndimin.

4.      Yoga.

5.      Lexoj libra ose shoh filma të animuar.

6.      Kur më djeg gjithë kraharori, i them vetes sa e fortë jam.

7.      Dëgjoj muzikë.

8.      Online shopping edhe nëse nuk kam lekë. I fus në basket (shporta).

9.      Është një luftë e madhe me veten: dal, qaj, ble gjëra për veten.

10.   Qaj, bërtas derisa të më kalojë.

11.   Vendos wallpaper ne telefon me shprehje motivuese.

12.  Flas me dikë. Mundohem të mos mendoj dhe përpiqem të jem aktive. Meditoj.

13.  Pikturoj.

14.  Mendoj pozitivisht. Fuqia e mendjes.

15.  Dal me shoqen në natyrë.

16.  Flas me psikologen.

17.  Kamomil me qumësht dhe mjaltë, plus ushtrime për mendjen.

18.   Sport, më së shumti crossfit.

19.  Shoh “Friends” ose bëj shëtitje në natyrë.

20.  Ngjitje në mal, vrap nga liqeni.

21.  Ha një picë.

22.  Flas me dikë që më dëgjon.

23.  Bëj make up.

24.  Fle gjumë.

25.  Lutem.

26.  Bëj xhiro në plazh. Gjej qetësi pranë detit.

27.  Dëgjoj violonçel ose Dren Abazin.

28.  E mbush ditën me punë.

29.  Ha dhe kërcej.

30.  Shoh Ellen DeGeneres, “Friends” dhe dëgjoj Queen.

Artikuj të rekomanduar:

Lori Hoxha flet për problemet me shëndetin mendor: ‘Nuk pyet se kush je; ky ishte fati im’

7 shenja që tregojnë se keni nevojë për një psikolog ose psikiatër

A mund të jenë ngjitës ankthi dhe depresioni?

Teknikat më të mira për të luftuar ankthin