Shopping now!

Fustani 5,000 lekësh i Arbana Osmanit fikson Instagramin

Shkruar nga Anabel

10 Shtator 2019

Fustani 5,000 lekësh i Arbana Osmanit fikson Instagramin

Kjo është padyshim fotoja la crème de la crème në Instagramin e Arbana Osmanit: volum dhe një krehje perfekte flokësh, buzëkuq në nuancën e qershisë, një çantë Chanel dhe në sfond kulla Eiffel. Përmendëm gjë fustanin? Jo, do të flasim në vijim.

Fustani 5,000 lekësh i Arbana Osmanit fikson Instagramin

Ndryshe nga dhjetëra fustanet me lule që pamë këtë sezon, këtë herë Arbana zgjodhi kombinimin në kuadrate të së kuqes dhe të zezës.

Fustani 5,000 lekësh i Arbana Osmanit fikson Instagramin

Fustani nga Zara, i cili kushton 4,999 ALL, tregon këndshëm dekoltenë duke nxjerrë në pah supet, ndërsa në bel rripi i zi si aksesor krijon një pamje më të sofistikuar duke theksuar belin.

Fustani 5,000 lekësh i Arbana Osmanit fikson Instagramin

Materiali është i përshtatshëm për periudhën vjeshtë-dimër, ndaj mund të kombinohet edhe me çizme. 

Nëse nuk keni në plan të vizitoni Parisin, fare mirë mund ta vishni për festat e 28-29 Nëntorit, Krishtlindjet dhe çdo festë tjetër ku mbizotëron e kuqja. Ose visheni kudo ju duket i përshtatshëm; ju i dini mirë këto punë.