Top List

Vajzat e famshme shqiptare që nuk i pëlqejnë aspak dasmat

Shkruar nga Anabel

10 Shtator 2019

Vajzat e famshme shqiptare që nuk i pëlqejnë aspak dasmat

“Nëse martohem, dua të jem shumë e martuar.” – u shpreh dikur Audrey Hepburn. Nga ana tjetër, Viktor Hygo tha: “Të duash dhe të të duan, kaq mjafton. Mos kërko më shumë.” E thënë gjithë kjo për të theksuar se njerëzit kanë koncepte të ndryshme për dashurinë, martesën, ceremoninë e dasmës, që në vetvete nuk janë aspak të gabuara. Është çështje këndvështrimi personal. Gjatë intervistave të ndryshme, personazhe të njohur shqiptarë kanë treguar se nuk i pëlqejnë dasmat.

Vajzat e famshme shqiptare që nuk i pëlqejnë aspak dasmat

Arbana Osmani

Arbana Osmani dhe ish-bashkëshorti qënduan bashkë për 16 vite, por nuk bënë kurrë dasmë. Arbana është nusja që veshi një fustan nusërie, por nuk u martua kurrë vetë. Moderatorja parakaloi në sfilatën e Geraldina Sposa në vitin 2011. “Për mua personalisht, veshja e fustanit të bardhë nuk ka ndonjë simbolikë të rëndësishme,” u shpreh ajo asokohe. “Unë jam kundër instrumentalizimit të një ndodhie kaq personale siç është lidhja me njeriun e jetës, për ta bërë si show për të tjerët. Nuk kam dashur që të bëj show me ndjesitë e mia më intime, ndaj për këtë arsye nuk më pëlqejnë dasmat dhe kemi zgjedhur të mos bëjmë dasmë. Sfilata e Geraldina Sposa është përveçse punë për mua, edhe plotësimi i dëshirës se mamasë sime e mikeshave të ngushta, të cilat nuk e di pse, po kanë pasur gjithmonë qejf të më shihnin të veshur me fustanin e bardhë.”

Vajzat e famshme shqiptare që nuk i pëlqejnë aspak dasmat

Leonora Jakupi

Ndonëse është përpjekur që jetën personale ta mbajë sa më shumë private, Leonora Jakupi rrëfeu në një intervistë për “Mirage” se prej kohësh është në një lidhje dashurie që ~mund~ të kurorëzohet edhe në një dasmë. “Nuk e di. Mediat po përflasin gjithçka, por për momentin nuk ka ndonjë plan për dasmë, për momentin.” Më tej, këngëtarja shtoi se “dasmat nuk i kanë pëlqyer kurrë”. “Më duket se çifti kënaqet më pak,” tha ajo. “Ata që vijnë ndoshta kënaqen, por çifti jo. Janë shumë në qendër të vëmendjes.”

Vajzat e famshme shqiptare që nuk i pëlqejnë aspak dasmat

Anxhela Peristeri

Pak pas koncertit të saj recital, në nëntor, Anxhela Peristerit iu desh të fliste për shtatzëninë. Diçka e pavërtetë, por që duhej sqaruar. Pastaj, iu desh të flasë për martesën. Diçka që ende s’ka ndodhur për të, por që mesa duket, duhej sqaruar.

“Kur kam bërë planet kam qenë 28 vjeçe. Tani nuk bëj më plane. Kështu e kisha të fiksuar atëherë. 28 vjeçe dua të martohem se mendoja se ishte mosha ideale për të krijuar familje,” iu përgjigj Peristeri pyetjes së Bieta Sulos në “Ftesë në Pesë”. Sot, e ftuar te “Rudina”, këngëtarja pohoi “nuk është shumë pro martesës”. “Është thjesht një ceremoni. E rëndësishme është të gjesh njeriun e zemrës.”

Vajzat e famshme shqiptare që nuk i pëlqejnë aspak dasmat

Barbara Dini

Në një intervistë për “Mirage”, Barbara Dini, e motra e të ndjerit Ergi Dini, u pyet për planet e së ardhmes, përfshirë këtu edhe një dasmë. “Fustanin e bardhë nuk e do e vesh, sepse kjo është zgjedhja ime personale,” u shpreh ajo. Më pas, shtoi: “Nëse do e kisha bërë këtë hap, do e kisha bërë më përpara, kur i kisha të gjithë anëtarët e familjes. Tashmë nuk e shikoj si një arsye për të festuar.”

E meqë ra fjala, në një sondazh të Anabel.al në fund të këtij artikulli, 43% e votuesve janë shprehur se “nuk kanë në plan të bëjnë dasmë”, 24% “mezi po presin”, ndërsa 33% “janë në mëdyshje”.

Jeta është e paparashikueshme, ndaj bëni çfarë është e përshtatshme për ju. Dashuritë edhe veshin edhe nuk veshin fustan nusërie.