Sport

Ndeshja Angli vs Kosovë: Familja Lipa dhe Rita Ora përgjigjen me diplomaci se për kë bëjnë tifo

Shkruar nga Anabel

10 Shtator 2019

Ndeshja Angli vs Kosovë: Familja Lipa dhe Rita Ora përgjigjen me

Momentalisht, rrjetet sociale janë pushtuar nga postimet e shqiptarëve referuar ndeshjes Angli – Kosovë, e cila po luhet stadiumin St Mary’s Stadium në Southampton, Angli.

Ndeshja Angli vs Kosovë: Familja Lipa dhe Rita Ora përgjigjen me

Ndeshja Angli vs Kosovë: Familja Lipa dhe Rita Ora përgjigjen me

Ndeshja Angli vs Kosovë: Familja Lipa dhe Rita Ora përgjigjen me

 

Rita Ora, lindur në Prishtinë, por rritur në Londër, tregoi me diplomaci se bën tifo për të dyja skuadrat duke postuar këtë foto në Instagram.

Ndeshja Angli vs Kosovë: Familja Lipa dhe Rita Ora përgjigjen me

Fotografia është shkrepur në Prishtinë në vitin 1999 dhe paraqet një ushtar britanik që luan futboll me fëmijët vendas teksa shërben në një mision paqeruajtës. “Sot, 20 vite më vonë, Kosova përballet me Anglinë,” shkruhet në foton e publikuar fillimisht nga @imagesofkosovo.

Nga ana tjetër, Dua është e zënë duke promovuar parfumin Libre të YSL, megjithatë familja Lipa qe e pranishme në stadium. Siç mund ta shihni, ata mbajnë vënë një shall, ku në njërën anë është flamuri i Kosovës, ndërsa në anën tjetër stema me tre luanë e kombëtares angleze.

Ndeshja Angli vs Kosovë: Familja Lipa dhe Rita Ora përgjigjen me

Përsa i përket ndeshjes, skuadra e Kosovës shënoi gol që në minutat e para, rezultat që u barazua së shpejti nga Anglia. Momentalisht rezultati mbetet 2 – 1 në favor të Anglisë (ora 21:21).