Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez u takuan për herë të parën në vitin 2005, kur Jennifer ishte ende e lidhur me Marc Anthony-n. Raporti i tyre nisi në 2017-n dhe pas dy vitesh lidhje, Arod i propozoi J.Lo gjatë një udhëtimi në Bahamas. Së shpejti, pritet të martohen.
Në një intervistë për “GMA 3: Strahan, Sara and Keke”, Arod u shpreh se “nuk e ka problem të ftojë ish-partneret/ët në dasmë”. “Sa më shumë, aq më mirë,” u shpreh ai. Dhe meqë u diskutua si temë, ja cilët ***mund*** të marrin një ftesë për dasmën e shumëpërfolur.
David Cruz
Në vitet ’80, Jennifer Lopez ishte e dashuruar marrëzisht me shokun e shkollës së mesme, David Cruz, me të cilin qëndroi nga mosha 15-vjeçare deri në fillim të 20-ave. Pas ndarjes, ajo deklaroi se “ai është një shok që e njeh më mirë nga të gjithë”.
Wesley Snipes
Pas David-it, Jenny filloi të dilte me aktorin me të cilin luajti në “Money Train”, Wesley Snipes, me të cilin aktroi edhe skenën e parë të seksit.
Ojani Noa
Martesa e parë e J.Lo qe me kamarierin Ojani Noa në vitin 1997 dhe zgjati vetëm një vit. Ata u njohën pasi Jennifer po merrte pak veten pas suksesit të “Selena”, por u divorcuan shumë shpejt. Në 2006-n, ajo e paditi Ojani-n për ta ndaluar të botonte një libër mbi martesën e tyre dhe të publikonte një video seksi të dyshes gjatë muajit të mjaltit.
Tommy Mottola
Pas Ojani-t, Jennifer pati një flirt të shkurtër në 1998-n me Tommy Mottola-n, ish-bashkëshorti i Mariah Carey-t.
Puff Daddy
Dyshja qe bashkë në periudhën 1999-2001. Të dy u akuzuan se patën lidhje me një sulm me armë të ndodhur në një klub nate në Manhattan, megjithatë akuzat kundër J.Lo u rrëzuan pas marrjes në pyetje.
Chriss Judd
Pas Puff Daddy të njohur edhe si Diddy, Jennifer ra kokë e këmbë në dashuri me një nga kërcimtarët e videoklipit të “Love Don’t Cost a Thing”. Ata u lidhën në 2001 dhe i dhanë fund lidhjes pas nëntë muajsh.
Ben Affleck
Edhe pse filmi “Gigli” mund të jetë një nga filmat më pak të vlerësuar ndonjëherë, Bennifer ishin padyshim çifti i momentit në atë periudhë. Madje Affleck qe edhe në videoklipin e “Jenny From The Block”. Ata u fejuan në 2002-shin dhe Ben i propozoi me një unazë rozë me diamant 6.1 karatësh me vlerë 1.2 milion dollarë. Por pas dy vitesh, u ndanë.
Marc Anthony
Jen ra në dashuri me shokun prej shumë kohësh, këngëtarin Marc Anthony, me të cilin u martua në qershor të 2004-s, vetëm disa ditë pasi Anthony përfundoi procesin e divorcin me ish-gruan e parë, Dayanara Torres. Nga martesa, erdhën në jetë dy fëmijët binjakë, Max dhe Emme në vitin 2008. Lopez dhe Anthony u divorcuan në 2014-n dhe vazhdojnë të ruajnë raporte të mira. Shpesh janë fotografuan në shoqërinë e njëri-tjetrit, së bashku me Alex Rodriguez.
(Bonus: Drake)
Në fakt, thuhet të ketë qenë vetëm një përkëdhelje e ngrohtë mes miqsh, megjithatë interneti i shokua kur J.Lo publikoi në snap këtë foto me Drake. Si shokë të mirë (ose ca më tepër) Drake i bleu Jennifer-it një varëse Tiffany Victoria me vlerë 100,000 dollarë teksa po kalonin Vitin e Ri së bashku në Las Vegas në 2016-n.
Kalojmë te dhëndri:
2002-2008 – Alex ishte i martuar me Cynthia Scurtis. Ata kanë bashkë 2 vajza, 14-vjeçaren Natasha dhe Ella, 11 vjeçe.
2008 – pati zëra se Alex ishte në një romancë me Madonna-n që u përfol si tradhti ndaj ish-bashkëshortes.
2009 – Rodriguez dhe Kate Hudson.
2010 – Alex ishte në një romancë me Elaine Spottwood.
2010-2011 – Alex dhe Cameron Diaz qenë bashkë.
2011-2015 – për një periudhë katër vjeçare, Rodriguez qe në një marrëdhënie serioze me Torrie Wilson.
2012 – në kuadrin e thashethemeve, Rodriguez thuhet të ketë pasur një flirt me Demi Moore.
2016 – Alex ishte në një lidhje me sipërmarrësen amerikane Anne Wojcicki.
Pra, presim se cili ish-i dashur dhe cila ish-e dashur do të jetë në dasmë.