TV Mania

Nevina Shtylla zbulon rubrikën e re në 'E Diell': Vajzat zgjedhin djemtë!

Shkruar nga Anabel

11 Shtator 2019

Nevina Shtylla zbulon rubrikën e re në 'E Diell': Vajzat

Pak orë më parë, Nevina Shtylla zbuloi përmes disa Instastory-ve, rubrikën më të re që do t’i shtohet spektaklit “E Diell”.

“Për’Puthesh” quhet rubrika më e re dhe e gjitha i dedikohet marrëdhënies djalë-vajzë!

Nevina Shtylla zbulon rubrikën e re në 'E Diell': Vajzat

 Në fakt, siç sqarohet edhe në faqen zyrtare të aplikimeve, janë vajzat ato që do të zgjedhin një prej djemve kandidatë pasi të jenë bërë diskutime të ndryshme rreth takimeve romantike, roleve të secilit në çift apo dhe debate të tjera.

'Së shpejti në E Diell! Për herë të parë një shoë televiziv ku vajzat njihen me djemtë."- shkruan Nevina në një prej fotove, ku fton të rinjtë për t'u bërë pjesë e saj.

Nevina Shtylla zbulon rubrikën e re në 'E Diell': Vajzat

Teksa përshkruajmë “Për’Përputhesh” në mendje na vjen padyshim “Uomini e Donne” apo “The Bachelor”, programe të famshme që në thelb janë e njëjta gjë. Djemtë zgjedhin vajzat dhe e kundërta.

Një rubrikë e ngjashme është bërë më herët edhe në Anabel Lab, në Hostel by Anabel, ku u provua një eksperiment që rezultoi mjaft interesant.

Nevina Shtylla zbulon rubrikën e re në 'E Diell': Vajzat

Dy persona krejt të panjohur më parë do të shkëmbenin një bisedë bisedë bazuar në 36 pyetje specifike dhe ajo shkonte mirë e bukur, midis tyre do të lindte dashuria.