Shopping now!

Ndoshta këto janë këpucët më të shëmtuara që kemi parë ndonjëherë

Shkruar nga Anabel

14 Shtator 2019

Ndoshta këto janë këpucët më të shëmtuara

Nëse vuani nga tripofobia dhe u trembët nga kamerat e shumta të iPhone-ve të rinj, prisni sa të shihni këpucët e reja, dizenjuar nga kush tjetër veç Kanye West.

Të premten e mallkuar më datë 3, Yeezy Mafia,  burimi më i shpejtë për lajmet nga Yeezy dhe Adidas, njoftoi se në 2020-n, Kanye do të nxjerrë në treg një model të ri... këpucësh (?) që quhet Foam Runner. Modeli është përshkruar si “një dizenjo i ngjashëm me nallanet me vrima në pjesën e sipërme” dhe konsiderohet një makth mes njerëzve me më shumë se 15 neurone.

Duke parë fotot, mund të themi se këto, ndoshta duhet t’i quajmë atlete, janë më të shëmtuara se Crocs me takë që dolën në treg korrikun e kaluar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by YEEZY MAFIA (@yeezymafia) on

Nëse ju duken të para, i keni parë në këmbët e North West në qershor. North gjeti një mënyrë për t’i bërë të duken mirë, por shumë të tjerë s’do të kenë të njëjtin talent.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by YEEZY MAFIA (@yeezymafia) on

Nëse ju pëlqejnë, filloni kurseni sepse pritet të kushtojnë rreth 300 dollarë. Dhe nëse i blini në faqe të tjera, pas përfundimit të mallit, do të paguani shumë herë më shumë se aq.