Gungat e vogla të bardha të përhapura në lëkurë janë herë të zakonshme, por në disa raste janë shenjë e problemeve serioze në lëkurë. Në vijim gjeni një guidë në lidhje me pikat e bardha dhe mënyrën si t’i identifikoni.

Milia
Si duken: gunga të bardha, të vogla dhe të forta. Janë 1 deri në 2 milimetër në diametër, por mund të jenë edhe pak më të mëdhaja se kaq. Shfaqen zakonisht në fytyrë, në zonën përreth syve, hundës dhe ballit, por mund të shfaqen edhe në pjesë të tjera të fytyrës. Për fat të mirë, milia është e padëmshme.
Çfarë i shkakton: shkaktohen zakonisht nga bllokimi i qelizave të vdekura brenda lëkurës.
Si trajtohen: nuk ka ndonjë kurë mjekësore, pasi shumica largohen vetë me kalimin e kohës. Në rast se doni t’i largoni, mund të eksfoliantë natyralë ose produkte me retinoide.

Poret e bllokuara
Si duken: njësoj si milia, edhe poret e bllokuara (comedones) janë si gunga të vogla në fytyrë. Ngjyra e tyre është e përafërt me ngjyrën e lëkurës.
Çfarë i shkakton: shkaktohen nga bllokimi i yndyrës në pore.
Si trajtohen: përdorimi i produkteve të zakonshme për puçrrat, pa recetën e nevojshme të mjekut, janë një mundësi trajtimi. Këshillohen produkte që përmbajnë acid salicilik ose peroksid benzinoli. Nëse medikamentet OTC nuk bëjnë punë, këshillohuni me dermatogolun.

Hiperplazia dhjamore
Si duken: të ngjashme me puçrrat, por në të vërtetë janë gjendra dhjamore. Gungat në lëkurë mund të jenë të forta ose të buta.
Çfarë i shkakton: gjendrat dhjamore gjendet në shtresat e thella të lëkurës dhe janë përgjegjëse për prodhimin e vajit, për ta mbajtur lëkurën e lubrifikuar. Kur gjendrat zgjerohen, ato shtyhen drejt sipërfaqes së lëkurës duke krijuar gunga të bardha ose me ngjyrë.
Si trajtohen: këshillohet konsulta me mjekun pasi nishanet kancerogjenë kanë pamje të njëjtë me hiperplazinë dhjamore. Kjo e fundit nuk është e rrezikshme dhe nuk ka ndonjë arsye të ngutshme për t’i trajtuar. Por nëse ju bezdisnin, mund të këshilloheni me mjekun për medikamente të përshtatshme.

Kist dhjamor
Si duken: gunga të bardha, të verdha ose në ngjyrë mishi, me sipërfaqe të butë, të cilat ndodhen nën lëkurë. Shfaqen më së shumti në fytyrë, qafë dhe kokë, por mund të dalin edhe te zona e supeve dhe shpinës. Ndryshe nga hiperplazia dhjamore, një kist ndihet si një tullumbace e vogël uji nën lëkurë.
Çfarë i shkakton: formohen rreth gjendrës dhjamore kur ajo bllokohet.
Si trajtohen: nuk janë të dëmshëm në rast se nuk dëmtohen. Përgjithësisht largohen vetë, por mund të hiqen edhe me kirurgji në varësi të kistit.

Keratozë seboreike
Si duken: fillojnë si gunga të vogla, por mund të rriten në një diametër më shumë se 2.5 cm. Janë shpesh në ngjyrë kafe, por mund të jenë edhe të bardha ose si ngjyra e lëkurës. Shfaqen në lëkurë dhe kudo në trup. Duken si pika dylli ose balte të mbërthyera në lëkurë.
Çfarë i shkakton: me rritjen në moshë, rriten edhe mundësitë për t’u prekur nga këto rritjet beninje të lëkurës.
Si trajtohen: nuk janë të rrezikshme, por mund të hiqen nga mjeku nëse ju bezdisin.

Keratozë aknitike
Si duken: gjenden në zonat e ekspozuar nga dielli, si fytyrë, veshë, qafë, shpatulla, kokë ose duar. Fillimisht shfaqen si një kokërr e ashpër, me luspa, ndërsa më vonë përparojnë në gunga të forta. Mund të jenë të bardha, të kuqe ose kafe.
Çfarë i shkakton: zhvillohen si pasojë e dëmtimit të lëkurës nga rrezet ultravjollcë. Me rritjen në moshë, shfaqen më tepër.
Si trajtohen: keratozat aknitike janë të rrezikshme sepse mund të bëhen shkak për kancer të lëkurës në rast se nuk trajtohen. Mund të trajtohen me ilaçe, por megjithatë duhet të këshilloheni me mjekun.

Ksentaplazma
Si duken: gunga në ngjyrë të bardhë në të verdhë në qepallën e syrit ose rreth syve. Ndryshe nga milia, këto pika janë në formë të çrregullt.
Çfarë i shkakton: quhen gunga kolesteroli, sepse përbëhen nga depozitat e kolesterolit në lëkurë. Njerëzit me Ksantelazmë kanë nivel të lartë të kolesterolit në gjak.
Si trajtohen: Pikat në vetvete nuk janë të dëmshme, por mund t’i hiqni me lazer ose kirurgji për arsye estetike.

Kanceri i lëkurës
Si duken: si gungë e bardhë me perla, zakonisht në ngjyrë rozë, të kuqe, kafe ose në ngjyrën e lëkurës. Por mund të jenë edhe me sipërfaqe të ashpër, me luspa ose me plagë që nuk shërohen kurrë.
Çfarë i shkakton: shkak kryesor është ekspozimi i tepërt ndaj rrezeve ultravjollcë.
Si trajtohen: heqja kirurgjikale është trajtimi më i zakonshëm. Kanceri i lëkurës mund të shërohet nëse kapet herët.
Për më shumë detaje rreth nishaneve kancerogjenë në lëkurë drejtohuni në këtë artikull: Si të kuptoni nëse nishani është normal ose kanceroz
- Përshtatur nga Verywell Health