Jonida Vokshi dhe partneri i saj, aktori Besnik Krapi, do të kurorëzojnë historinë e tyre të dashurisë ditën e sotme. Nisur nga fotot e publikuara në Instagram nga kompania e eventeve Ami Event, duket se ceremonia do të organizohet në një resort luksoz në zonën e Malit të Robit, në plazhin e Golemit.
“Jonida mezi po presim të të shohim në altar,” shkroi Amarda Toska në Instagram, megjithëse zor se kuptohet se cili do të jetë fustani i përzgjedhur nga aktorja.
Përsa i përket dekorit, pamjet janë të pakta, por kuptohet qartë që ceremonia do të organizohet buzë detit.
Pritet që çifti të thotë "po, pranoj!" në praninë e një rrethi të ngushtë miqsh e familjarësh rreth orës gjashtë pasdite, ndërsa ceremonia kryesore do të nisë diku te dy orë më pas.

Aktorët do të bëjë vetëm një dasmë dhe siç tregoi Jonida për Prive, do të jetë jashtë zakoneve. “Unë nuk kam fantazuar ndonjëherë për ceremoni, dasmën, traditën. E gjithë kjo rrodhi shumë natyrshëm. Dhe kështu dua që të shkojë e gjithë gjëja. Nuk dua asgjë të paramenduar, të ëndërruar. Dua që gjithçka të shkojë thjesht dhe bukur. Për sa kohë dasma është e përbashkët, edhe zakonet do të jenë të përbashkëta. Por ne do ta bëjmë jashtë zakoneve,” përfundoi Vokshi.