Jonida Vokshi eci në altar e shoqëruar nga i ati, ndërsa e përzgjedhura e aktores për ta kurorëzuar në martesë qe Elvana Gjata, mikesha e ngushtë prej vitesh.
Jonida mbajti veshur një fustan të ngushtë pas trupit, minimalist. Grimi është natyral dhe flokët po ashtu. Aktorja qëndroi larg imazhit të nuses tradicionale, me fustan të fryrë dhe të mbushur me aksesorë dhe detaje, duke vendosur të ecë në altar me një fustan të thjeshtë, i cili e tregon hijshëm. Dhëndri preferoi një kostum blu.
Elvana Gjata zgjodhi një fustan në ngjyrë livandoje, shoqëruar me pupla në pjesën e sipërme.
Ceremonia po organizohet në një resort luksoz në zonën e Malit të Robit. Festa e madhe pritet të nisë në mbrëmje. Fotot e tjera nga ceremonia i gjeni në vijim:
View this post on Instagram





