Më shumë se një dekadë pas ndarjes e karrierave solo, anëtaret e Pussycat Dolls do të rikthehen me këngë të reja dhe një turne botëror.
Një burim pranë grupit tha se “Nicolë ka refuzuar me dhjetëra herë të ribashkohet me grupin, por dhjetëvjetorin e ndarjes tha më në fund po. Nicole bëri një marrëveshje disa miliona dollarëshe për t’u ribashkuar dhe mori në dorë një pjesë të konsiderueshme të parave, që e bënte thuajse të pamundur të refuzonte propozimin.
Ajo do të bashkohet nga anëtaret e tjera Melody Thornton, Kimberly Wyatt, Ashley Roberts, Carmit Bachar dhe Jessica Sutta. Muajt në vijim, ato do të njoftojnë turneun botëror, i cili pritet të mbahet gjatë 2020-s.
Një tjetër burim shtoi: “Turneu do të jetë gjigant dhe grupi do të performojë hitet më të mëdha ndër vite. Përflitet edhe se do të bëjnë këngë të reja.”
Gjatë verës, Nicole Scherzinger u shpreh nostalgjike për kohën kur ishte pjesë e Pussycat Dolls. “Më merr malli për turnetë. Prandaj do të doja që një ditë t’u rikthehesha. Kur iu përkushtova karrierës solo, më pëlqente të kaloja kohë me balerinët, por më merrte malli për gocat. Do të doja të riktheheshim dhe të kënaqeshim të gjitha bashkë,” tha ajo.
Për hir të nostalgjisë, disa nga këngët e paharrueshme të Pussycat Dolls.