Elton Ilirjani mori buzët e tij të kuqe, perlat dhe vathët dhe u ul përballë Bietës në “Ftesë në pesë." Përveç zbulimit se është 100% ilir, ai zbuloi se e gjuajnë plot njerëz të famshëm.
“Këngëtarë, aktorë, regjisorë, ka Shqipëria plot. Edhe politikanë. Politikanët janë më prapanueshmit për mua sepse të hapin probleme, janë problematikë,” tregon Ilirjani. “Shqiptari kur ka pushtet bëhet edhe më i keq. Asnjëherë nuk e kam ndërmend të lidhem me një politikan.”
Ai qartëson se s’bëhet fjalë për politikanë të niveleve të larta se ministra, kryeministra e presidentë s’do guxonin. Si dhe, nuk është interesuar në janë të martuar apo kanë fëmijë pretendentët e tij në hije. Më tej, ai argumenton se s’kemi pse aludojmë se politikanët s’mund të jenë biseksualë apo gay (që është e drejtë) dhe se s’ka asnjë të keqe të kemi përfaqësues të përzgjedhur pjesë të komunitetit LGBT.
Pas një grumbulli fjalish argëtuese dhe një grumbulli tjetër serioz, Elton Ilirjani thotë deklaratën që na solli këtu: "Ky emër që do them nuk më ka gjuajtur asnjëherë dhe nuk ka asnjë interes te meshkujt, në qoftë se do të më gjuante do ta pranoja menjëherë. Ky emër është Fatos Nano. Është një personazh shumë karizmatik. Fatkeqësisht nuk i ka fare qejf meshkujt, fatkeqësisht. Nëse do t’i kishte pak, unë do ta gjuaja i pari, të jesh e sigurt.”
