Kinema & TV

5 serialet turke që fiksuan shqiptarët!

Shkruar nga Anabel

18 Shtator 2019

5 serialet turke që fiksuan shqiptarët!

Nisur nga një artikull i The Guardian, ku përshkruhet si nisën dhe si u përhapën në mbarë botën serialet turke, të njohura si dizi, realizuam një sondazh në Anabel për të parë se cilat prodhime turke rezultuan më të suksesshme tek audienca shqiptare.

5 serialet turke që fiksuan shqiptarët!

Vihet re se më të preferuarit janë serialet me në qendër krimin, mafian, përfshirë këtu edhe dramat romantike. Shtojmë gjithashtu se “Sulejmani i Madhërishëm”, seriali që i dha më shumë bujë dizi, nuk arriti të pozicionohej në Top5 e serialeve më të pëlqyer. Po kështu edhe “Gymysh” dhe “Sulltanesha Kosem”. Përkatësisht këto prodhime renditen në vendin e shtatë, dymbëdhjetë dhe trembëdhjetë.

5 serialet turke që fiksuan shqiptarët!

“Shtëpiake të dëshpëruara” u pozicionuan në vendin e dhjetë, “Çukur” në të nëntin, ndërsa “Dashuri bardhë e zi” një renditje më sipër. “Fate të kryqëzuara” qëndron një pozicion sipër “Sulejmanit të Madhërishëm”. Më pak i suksesshmi nga 25 seriale gjithsej rezulton "Kryeqyteti Abdulhamid".

5 serialet turke që fiksuan shqiptarët!

Pesë serialet më të preferuara janë:

5 serialet turke që fiksuan shqiptarët!

Në vendin e pestë: “Kuzej dhe Gynej”

“Kuzej dhe Gynej” tregon dramën familjare të dy vëllëzërve, Kuzej (Kivanç Tatitlug) dhe Gunej (Bugra Gulsoy), me karaktere krejt të kundërta. Kuzej e gjen veten gjithnjë në telashe, e ka të vështirë të kontrollojë zemërimin, por thellë-thellë ka një zemër të mirë e fisnike. Gynej është punëtor, i përgjegjshëm dhe i duruar. Gjithë konflikti mes tyre nis katër vite pasi Kuzej del nga burgu, për një krim të kryer nga i vëllai.

5 serialet turke që fiksuan shqiptarët!

Në vendin e katër: “Dashuri e ndaluar”

Seriali ndërtohet mbi dashurinë e ndaluar të Bihterit (Beren Saat) dhe Behlulit (Kivanç Tatlitug), të cilët jetojnë në të njëjtën shtëpi. Bihteri është bashkëshortja shumë e re në moshë e një biznesmeni të njohur, Adnanit (Hazal Kaya), në shtëpinë e të cilit Behluli ka jetuar që kur ishte fëmijë e humbi prindërit. Konflikti thellohet më shumë pas intrigave dhe historive të tjera të dashurisë që lindin gjatë serialit.

5 serialet turke që fiksuan shqiptarët!

Në vendin e tretë: “Dashuri dhe diamante”

Omeri (Engin Akyurek), një oficer policie, humbet të dashurën në një aksident të dyshimtë dhe vendos të mos ndalet derisa të zbulojë të vërtetën e krimit.

5 serialet turke që fiksuan shqiptarët!

Në vendin e dytë: “Ezel”

Omer (Kenan Imirzalioglu) akuzohet nga e dashura dhe miku i tij më i mirë për krime që nuk i ka kryer. Pas vitesh në burg, ai arratiset, ndryshon fytyrën dhe merr një identitet të ri nën emrin Ezel dhe rikthehet për hakmarrje.

5 serialet turke që fiksuan shqiptarët!

Në vendin e parë: “I infiltruari” a.k.a Sarpi

Një ngjarje tragjike ndryshon rrënjësisht fatet e dy protagonistëve.  Sarpi (Çagatay Ulusoy) dhe Merti (Aras Bulut Iynemli), me profesionë të dy policë, infiltrohen përkatësisht njëri te mafia për të ndihmuar policinë, ndërsa tjetri te policia, si bashkëpunëtorë me mafian.

Tri foto pëmbyllëse:

5 serialet turke që fiksuan shqiptarët!

5 serialet turke që fiksuan shqiptarët!

5 serialet turke që fiksuan shqiptarët!