Shqipëria

Flet pedagogu që kërkoi favore seksuale: ‘Ishte një kurth’

Shkruar nga Anabel

19 Shtator 2019

Flet pedagogu që kërkoi favore seksuale: ‘Ishte një

Pas pezullimit nga detyra dhe arrestimit, pedagogu i gjuhës italiane në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, Denis Himci, është shprehur se “filmimi është një kurth”.

“Ky ka qenë i gjithi një kurth. Studentja në fjalë është regjistruar në shkollë në vitin 2017. Ajo frektuentoi vetëm semestrin e parë dhe hodhi katër provime. Më pas nuk ka ardhur më në shkollë,” mësohet të jetë shprehur ai, sipas Fax News. “Kur erdhi në muajin prill të vitit 2019, u takuam bashkë. Pavarësisht takimeve që ka pasur me mua ajo nuk është futur në asnjë provim. Ishte një kurth.”

Sipas njoftimit të policisë, mbi pedagogun rëndojnë akuzat “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Për të tjera detaje, klikoni këtu.