Kuzhina

‘Bamjet janë të neveritshme’: Ushqimet që urrejnë dhe shefat e kuzhinës

Shkruar nga Anabel

19 Shtator 2019

‘Bamjet janë të neveritshme’: Ushqimet që

Shpeshherë, shefat e kuzhinës i pyesin për ushqimin a gatimin e preferuar dhe ata flasin me orë të tëra, me pasion dhe hare. Por, dimë shumë pak për ushqimet që janë të vështira për t’u gatuar apo për t’u vendosur këndshëm në pjatë. The Guardian pyeti disa shefa dhe mesa duket urrejnë, ndër të tjera, erëzat si sapun dhe bamjet.

Bamjet

“Bamjet janë bishtajat më të neveritshme. Kur filloi të përhapej kuzhina fusion në Londër, shefat përdornin çdo përbërës të mundshëm dhe nëse nuk di t’i gatuash, bamjet bëhen të rrëshqitshme – dhe kanë shije të hidhur për më tepër. Janë të ngrënshme vetëm kur i skuq me shumë vaj, por çfarë nuk hahet kur e skuq me shumë vaj? Cili është qëllimi? Refuzoj të gatuaj bamje. Nëse i shoh në një pjatë, kërkoj t'i heqin.”
Jason Atherton, shef në The Social Company Restaurants

Arra e kokosit

“E toleroj qumështin e kokosit në curry, por s’i kuptoj njerëzit që hanë arrë kokosi të grimcuar, të thatë e komplet pa shije – apo arrë kokosi të freskët, meqë jemi këtu. Shefat e kuzhinës duhet të vënë në rrezik gjymtyrët thjesht që të çajnë këtë arrë të madhe me qime. Dhe s’është as e butë e as e lëngët. Është si ujë, e fortë dhe të ngec në dhëmbë. Nëse do të ngecja në një ishull të braktisur, do të vdisja urie.”
Tommy Banks, shef dhe pronar i The Black Swan

Shojza

‘Bamjet janë të neveritshme’: Ushqimet që

“Çfarë nuk duroj dot te shojza është lëngu. Lëkura lëshon mukus, që me kalimin e kohës merr ngjyrë jeshile, si të kishte tështirë dikush mbi peshk. Pas pastrimit të kokave të derrave, kjo është puna më e tmerrshme në kuzhinë. Mbledh forcat dhe e bëj – e adhuroj shojzën – por urrej muksin.”
Mary-Ellen McTague, shefe dhe pronare e The Creameries

Koriandër

“Koriandra i jep shije pjatës, por bën shumë rrëmujë. Futet kudo, ngec në thika, duar, dërrasa. Është si rëra, e gjen kudo edhe një javë pasi e ke përdorur. Me kalimin e kohës, merr shije sapuni.”
Meriel Armitage, shef dhe pronar Club Mexicana

Oktapodi

‘Bamjet janë të neveritshme’: Ushqimet që

“Më lodh oktapodi, sidomos kur është i ftohtë. Fakti që është si xhelatinë s’më duket aspak i këndshëm. Më duket sikur duhet ta kem qejf, por s’e kam.”
Jane Baxter, bashkëpronare e wild Artichokes catering

Salmon i tymosur

Salmoni i tymosur lë një erë në duar që nuk ikën, është i papenetrueshëm nga sapuni. Vesh doreza gjithmonë.”
Josh Katz, themelues dhe shef i Berber & Q