Dje mbrëma, Capital T u ngjit në skenën fantastike realizuar për koncertin e tij të parë të këtij niveli dhe performoi këngët më të famshme të karrierës së tij më shumë se 10-vjeçare.
Si fillim, gjithë të pranishmit u pajisën me byzylykë që lidhehin me dritat në skenë. Përveçse i shtojnë diçka përvojës, shërbejnë edhe si kujtim vite më vonë.
Performanca hapëse ishte nga Ylli Limani, i cili i la vend prezantimit të djaloshit të mbrëmjes. Ekranet e skenës u ndriçuan nga foto të fëmijërisë dhe adoleshencës së Capital T. Fundja bëhet fjalë për një udhëtim në kohë, natyrshëm që do të ktheheshim në fëmijëri.
View this post on Instagram
Capital T e nisi koncertin me “Hitman” sepse vërtet, çfarëdo që bën, bëhet hit... man. Sigurisht, pati fishekzjarre.
View this post on Instagram
Thuajse në çdo këngë pati balerinë në skenë. Një herë kërcyen në tuba;
View this post on Instagram
Një herë me fustane nusesh;
View this post on Instagram
Një herë me veshje lejla;
View this post on Instagram
Një herë me të zeza, për këngën “C’est la guerre” që mbylli koncertin.
View this post on Instagram
Alban Skënderaj ishte i pranishëm për të performuar përkrah Capital-it bashkëpunimin e tyre “Ëndërr,” që besojeni ose jo, por është publikuar para gjashtë (6) vitesh! Si ikën koha. Ndoshta këtë donte të tregonte Capital-i me konceptin.
View this post on Instagram
Në mes të koncertit, u shfaq dhe një fragment nga dokumentari mbi artistin që pritet të publikohet vitin që vjen.
Koncerti ishte ndryshe nga ç’jemi mësuar. Vihej re një përkushtim, një nivel produksioni dhe planifikimi që në plan të parë kishin fansin dhe kujtimet që ai do të mbajë mend nga ajo natë. Bravo Capital-it dhe bashkëpunëtorëve të tij.