Shopping now!

Pesë palë çizme të shkurtra nga Asos që nuk kushtojnë një djall e gjysmë

Shkruar nga Anabel

27 Shtator 2019

Pesë palë çizme të shkurtra nga Asos që nuk

Thonë që kur vjen puna te këpucët dhe te dysheku, duhet të investojmë. Kur nuk jemi mbi këpucë, jemi mbi dyshek dhe natyrshëm, meritojmë më të mirën. Jemi ende në pritje të ditës që do ta ndjekim këtë këshillë sepse për momentin po blejmë çizme të lira në Asos. Jemi trokë, mos na gjykoni.

Së pari, këto çizme me shkëlqim, pak takë dhe me qafë deri në pulpë nga Public Desire. Shkojnë me fustane dhe funde dimërore, por ju mund të tregoheni të guximshëm dhe t’i përdorni për të “vjeshtëruar” fustanet verore. – 5900 lekë

Pesë palë çizme të shkurtra nga Asos që nuk

Së dyti, këto mrekulli të shkencës me prerje të gjerë dhe pa takë. Kemi punë për të bërë, kemi rrugë për të ecur dhe një takë thjesht të prish punë. Këto çizme janë bërë për vajzën që shkon në shkollë, që punon dhe që del çdo darkë, jo vetëm të premteve. – 3430 lekë

Pesë palë çizme të shkurtra nga Asos që nuk

Për hipsterat dhe gocat e Tumblr që s’përballojnë një palë Dr. Martens, ofrojmë këtë dizenjo origjinale nga Asos që ngjan mjaftueshëm me Dr. Martens sa mos t’i shohë kush me dyshim. Na e merr mendja janë të rënda dhe të dhimbshme po aq sa ato që imitojnë. – 4120 lekë

Pesë palë çizme të shkurtra nga Asos që nuk

Ndërsa për vajzat që duan dy vite kohë të kapin trendin, kemi këto çizme të bardha, që ishin jashtëzakonisht në modë para dy vitesh. Sidoqoftë, mbeten të bardha, mbeten klasike, shkojnë me gjithçka. Mjafton? – 4120 lekë

Pesë palë çizme të shkurtra nga Asos që nuk

Dhe këto, të fundit, kanë pak ngjyrë me shpresën se do t’ju kthejnë buzëqeshjen ditëve të trishta të vjeshtës dhe dimrit. Ndoshta do t’ju frymëzojnë të vishni diçka më interesante se xhinse dhe golf. S’vëmë dorën në zjarr. – 3840 lekë

Pesë palë çizme të shkurtra nga Asos që nuk