Arjola Shehu dhe Kelvi Kadilli kanë bërë pjesë të “Ditë e Re” në Ora News një segment ku këngëtarë shqiptarë të rinj performojnë këngë të artistëve të huaj si një mënyrë për të promovuar veten dhe për të marrë një start në muzikë. Një prej këtyre të ftuarve ishte dhe Eden Baja, e cila performoi disa ditë më parë.
Ajo zgjodhi të paraqitej me një version të “Feel Good Inc.” nga Gorrillaz, e ngadalësuar dhe më e qetë se origjinali. Zëri i Edenit i ngjason aq shumë atij të Billie Eilish, sa po ta dëgjoni me sy mbyllur, mund ta ngatërroni me yllin e popit 17-vjeçar.
Eshtë i njëjti regjistër i ulët, thuajse pëshpëritës që bëri të famshëm Billie-n. Krahasojeni vetë.