Celebrity

Ricky Martin dhe bashkëshorti i tij do të bëhen prindër për herë të katërt

Shkruar nga Anabel

30 Shtator 2019

Ricky Martin dhe bashkëshorti i tij do të bëhen prindër

Gjatë Human Rights Campaign National Dinner,  Ricky Martin njoftoi se ai dhe bashkëshorti i tij, Jwan Yosef, do të bëhen prindër për herë të katërt.

Ai po nderohej me një çmim mbi punën e bërë për të drejtat LGBTQ dhe veprimtaritë e shumta filantropike. Binjakët 11-vjeçarë të çiftit ishin gjithashtu në audiencë.

“Familja ime është këtu,” tha këngëtari. “Jwan, nuk të shoh, por bashkëshorti im, Jwan, të dua. Binjakët e mi të bukur, Valentino dhe Matteo, janë gjithashtu këtu. Ju dua me gjithë zemër, jeni fuqia ime, jeni frymëzimi im, më motivoni çdo ditë. Jeni të mrekullueshëm.

Ai përmendi dhe vajzën e tij 8-muajshe, Lucia, që qëndroi në shtëpi me gjyshen. Martin e quajti “dritën e syve.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ricky (@ricky_martin) on

“Dhe meqë ra fjala, dua të njoftoj se jemi shtatzënë,” tha ai dhe salla shpërtheu në brohorima. “Jemi në pritje të ëmbël. Dua një familje të madhe.”

Binjakët e çiftit erdhën në jetë përmes një nëne surrogate dhe sipas një interviste që dha në 2017-n, këngëtari planifikoi t’i bënte po njësoj dhe fëmijët e tjerë.